Connect with us

Politike

Berisha: Erion Veliaj, larg duart nga Kavaja, nuk shitet

BERISHA: Edi Rama nuk vjen dot të dalë para jush, së bashku me mua, sepse ka tetë vite, e nisi karrierën pasi u akuzua nga OSBE se u ka vjedhur shqiptarëve 200 milionë euro dhe nuk e kundërshtoi dot. Vazhdoi i pangopur të firmosë 420 milionë euro djegësat që nuk ekzistojnë kurrë.
Vazhdoi i pangopur të rrënojë portin e Durrësit. Vazhdoi i pangopur të udhëtojë me avion në dispozicion me dhomë gjumi dhe të shpenzojë 22 milionë euro. Edi Rama bën gjithçka për të mashtruar qytetarët. U zotua se do bëjë rritje të madhe rrogash dhe pensionesh. Bëri një ligj, por e mbylli parlamentin.
E ftoj sërish nesër, hajde të votojmë ligjin e rrogave dhe pensioneve. Por ti je mashtrues.
Atë nuk e lidh asgjë me këtë komb dhe këtë popull. Ti je një pushtues i përçudnuar që mendon për miliardat e tua dhe të klientelës tënde.
Tërhiq atë ekip hajnash dhe kriminelësh që ke sjellë këtu me në krye Erion Veliajn.
Nuk ka burrë në moshë të Erion Veliajt që ka vjedhur sa ai. Një kryetar që thotë se mbolla 1 milionë fidanë, por vodhi faturën e 1 milion fidanëve.
Një hajdut që thotë se ndërtova 40 shkolla, ndërkohë që kur i numëron, ka ndërtuar 12 shkolla, por ka vjedhur fonde për 40 shkolla.
Erion Veliaj është një turp jo vetëm për rrugët e Tiranës, jo vetëm për rrugët e Kavajës, por është turp kudo që ecën. Dhe vjen këtu për të rrëmbyer votat e Kavajës.
Erion, larg duart nga Kavaja! Kavaja nuk shitet dhe nuk blihet kurrë.
Kavaja është qyteti, vendi i burrave dhe grave me virtyte, me moral të lartë, me ideale fisnike.
Kavaja, me 14 maj do firmosë ndryshimin. Kavaja është e vendosur të rikthejë pluralizmin.
Kurse, Edi Ramën e pret miku i tij, tradhtari i kombit amerikan, McGonigal. Socialistë të Kavajës, larg tij se dita erdhi dhe ai do shkojë në burg me McGonigal.
Edi Rama ka dhjetëra çështje në Shqipëri, është kryekrimineli i votave, është kryekrimineli i vendit!

Advertisement