Connect with us

Politike

Berisha: Escobar parashikoi fitoren time

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e zyrtarit të lartë amerikan, Gabriel Escobar, që e quajti atë “e shkuara”.

“Dje deklarova se më pëlqeu vizita e Escobar, por sot mund të t’ju deklaroj se më pëlqeu intervista e Esocbar. Pse më pëlqeu? Sepse ajo më faktoi se nuk isha i gabuar kur deklarova që më pëlqeu vizita,. Kjo vizitë shtoi një detyrë, për të shtuar një pikë, ekstradimin e Ramës në SHBA. S’e kisha dëgjuar intervistën, për atë takim nuk u tha asnjë fjalë e vetme, vetëkuptohej pse ishte. Cila ishte kryefjala e intervistës së tij, e pyetur për problemin e Ramës dhe McGonigal, ai tha se nuk komentoj për një çështje penale të hapur, do të thotë derë e burgut e hapur. Ai tha nuk diskutoj për një çështje penale të hapur, pra do të thotë një derë qelie për Edi Ramën. “Edhe në rast se fiton”, pra parashikon fitoren time. Po binden për rikthimin e fuqishëm të Sali Berishës dhe PD. S’kam kërkuar ndryshimin e vendimit. Si mund të ndryshojë vendimi pa kërkuar i interesuari, nuk e di si mund të ndodh, Unë kam bërë padinë për shpifje në Paris. Ajo zyrë ku është Blinken, unë kam hyrë më shpesh në 30 vite, kur cënon në dinjitet ka 2 rrugë, ose kërkon falje, kanë kaluar 2 vite dhe nuk kanë sjellë asnjë provë dhe asnjë dokument. Kanë bërë kontrolle të jashtëzakonshme, por s’kanë gjetur, sepse fëmijët e mi kurrë nuk kanë marrë pjesë direkt apo indirekt në asnjë tender”, tha Berisha.

 

Advertisement