Connect with us

Politike

Berisha fton Ramën në debat: Hajde të dalim në shesh të burrave

Kreu i PD, Sali Berisha ka ftuar kryeministrin Edi Rama në debat televiziv, ku t’i thonë në sy gjerat që kanë për njëri tjetrin. Nga Lezha, ish kryeministri deklaroi se Rama duhet t’i shpjegojë pensionistëve se pse pensioni në Mal të Zi është më i lartë se në Shqipëri.

Berisha u shpreh se demokratët janë tolerantë dhe se nga dita e themelimit deri sot, ‘erdhëm dhe shkojmë të sigurtë drejt fitores, sepse ne nuk ramë kurrë në kurthet e të tjerëve, por qëndruam tolerant ndaj mendimit ndryshe, ndaj qëndrimit ndryshe’.

“Dhe unë i them këtu para jush. Sa rri e flet me veten në makinë, fol sa të duash, por hajde të dalim shesh të burrave dhe ti themi njëri-tjetrit gjërat. Hajde urdhëro në televizion, se rregulli këtë ka. Hajde të ulemi me ta dhe shpjegoju pensionistëve se pse pensioni në Mal të Zi që në vitin 2013 ishte më i ulët se në Shqipëri, sot është 450 euro. Si shkoi. Çfarë ka Mali i Zi, as të 1/20 nuk e ka. Hajde shpjegoju pensionistëve se pse pensioni në Maqedoni është 280 përqind më i lartë se në Shqipëri. Pse pensioni në Kosovë është 30-40 përqind më i lartë se në Shqipëri”, tha Berisha.

Advertisement