Connect with us

Politike

DO TREFISHOJME RROGAT DHE PENSIONET

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha garantoi qytetarët se dy-trefishimi i rrogave dhe pensioneve do të jetë zotimi i PD-së në pushtet. Gjatë foltores në Durrës, Lideri i opozitës denoncoi planet e qeverisë për shpronësimin e banorëve dhe ndërtimin e pallateve mbi pronat private, duke akuzuar Edi Ramën dhe strukturat e tij për korrupsion dhe plaçkitje të fondeve publike.

Ndër të tjera, Kryedemokrati nënvizoi se tani është koha e guximit dhe e vendosmërisë për të shpëtuar Shqipërinë nga një qeveri hajdutësh.

“Miq! Unë e shoh me shumë kënaqësi, me shumë vlerësim entuziazmin tuaj. Por duhet që, çdonjëri prej nesh të ulet me secilin që nuk e kemi këtu dhe t’i themi çfarë duhet të bëjë, a mund të durojmë ne më. A durohet më ky regjim? Çfarë po bën në Durrës? Projekti thotë do prishen 8 banesa. Do të prishë 78 banesa për të ndërtuar kullë. Dhe bën ky hajdut, që nuk ka asnjë vlerë tjetër përveçse vjedhjeve që bën, se po bëj rrjetëzimin, po bëj këtë e atë. Dhe ka 4 muaj që përballet me banorët, të cilëve do t’u rrëmbejë pronën, shtëpinë, si bandit me një shpërblim të parëndësishëm dhe me një prishje pa asnjë motiv.

Është një rast ky. Raste të tilla janë të shumta. Prandaj miq, është koha jonë tani. Ora është e jona. Ora e guximit tonë, e vendosmërisë për të shpëtuar Shqipërinë, për të shpëtuar Durrësin, për të shpëtuar Durrësin e ri. Unë ju jap fjalën ju, se i tërë projekti i ubanizimit të plotë dhe modern të këtij qyteti të ri, i krijimit të shërbimeve më të mira, i furnizimit me ujë dhe urbanizimit të plotë, do të jenë përparësi e PD. Garantoj qytetarët e Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, se 2-3 fishimi i rrogave në vazhdim, do jetë objektivi ynë, zotimi ynë. Garantoj pensionistët se 2-3 fishimi i pensioneve në vazhdim është premtimi ynë.

Asnnjë njeriu, kurrë nuk do mund t’i dhunohet prona. Por e thamë. Kemi ndërtuar 11 mijë kilometra rrugë, në të katërta anët e Shqipërisë, asnjë sherr me banorët dhe pronarët, asnjë. Në një moment, në Tiranë tek shkolla Teknologjike, një grup banorësh, po ndërtohej Unaza, dolën në protesta në të vetmin rast, se të gjitha rastet tjera krahas grupeve të ndërtimit, supervizimit ishin grupet e shpronësimit të çdo metri katror që zihej nga rruga dhe s’e kundërshtoi asnjëri, nuk e kundërshtoi askush. Pse? Sepse rrugën e donin, por edhe shpërblimi ishte i ndershëm. Dhe nuk është përdorur forcë, por kudo mirëkuptimi. Ata banorë dolën. E pyes unë: z.ministër, çfarë kanë këta, që po protestojnë. Nuk janë dakord me shpronësimin. Kishin të drejtë. Ata e kanë në sensin e ligjit dhe të së drejtës shumë më tepër se pushteti, këtë ta dini mirë. Pushtetarët duhet të frymëzohen nga sensi i ligjit dhe i të drejtës që kanë qytetarët.

I them, po mirë atëherë, ne të bëjmë ligjin dhe t’u përgjigjemi atyre. Kanë të drejtë ç’po kërkojnë. U bë ligji, u shua, asnjë sherr, asnjë grindje, asnjë fjalë. Këta kërkojnë t’i ngrejnë themelet Durrësit të ri për të ndërtuar mafia. Absolutisht kurrë nuk do ndodhë. Do ndodhë vetëm atëherë kur ju, të bini dakord plotësisht njeri me tjetrin. Po, nqs ju bini dakord njëri me tjetrin që këtu ku janë, keni shtëpitë, vilat, doni të ndërtoni pallat të madh shumëkatësh për interesat tuaja, qeveria do bëjë planin, do ua paraqesë, do miratohet së bashku. Po kurrë ndryshe jo, me impnim nuk mund të ketë. Ajo është shtëpia juaj.

Të them unë një gjë. Nuk ka si ajo, po më keq se ajo është Rama me Linda të tjera. Ato dy Lindat e tjera, ato as në romane nuk i gjen kund. Veprat e tyre të zeza. Po, me AKSHI-n, me marrje peng të biznesmenëve, me plaçkitje, me tendera 75 mln për inteligjencën artificiale kunati. E kuptoni ju vet. Kina, Deepseek-un 6 milionë, kurse inteligjenca artificiale e Edi Ramës dhe e familjes Rama, 75 milionë, pa bërë asgjë. Asnjë blerje, asnjë shitje, asnjë gjë, absolutisht. Të gjitha paratë nga xhepi juaj në thesar, nga thesari tek ata. Ndaj dhe, në këtë betejë ai është i pashpresë. Guximit tuaj, zemërimit tuaj, nuk ka forcë në botë që t’i rezistojë. Faleminderit!” tha Berisha.

Advertisement