Connect with us

Politike

Berisha: Gjatë pandemisë paratë vidheshin

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një takimi me anëtarët e Departamentit të Shëndetësisë në selinë blu ka thënë se opozita duhet të kërkojë një ndryshim rrënjësor në sistemin shëndetësor në vend, teksa shtoi se Tirana është një nga 10 qytetet e mëdha me shërbimin më të dobët në këtë aspekt në botë.

Berisha shtoi se gjatë pandemisë së COVID-19 në vend u vendos një organizim me qëllim ogurzi, që donte të mashtronte e terrorizonte qytetarët, dhe jo tu shërbente atyre.

“Nuk ka asnjë rrugë tjetër veç ndryshimit, është imperative që ju dhe kolegët tuaj të hartojmë një program për tu dhënë përgjigjen më të mirë, duhet të filloj çdo gjë jo me trajtimin e mjekut, por të infermierit. Me një trajtim tërësisht tjetër në rast se duam që të shënojmë një kthesë dhe sistemi i shëndetësisë të qëndrojë në këmbë. E imagjinoni dot që Tirana të jetë një nga 10 qytetet e mëdha me shërbimin më të dobët shëndetësor. Në sistemin tonë në një farë mënyre, janë cenuar rëndë normat standarde, sektori privat në vend që të ishte një sistem komplementar siç duhet të jetë, për fat të keq nuk përmbush këtë mision.

Ne duam të shënojmë një kthesë rrënjësore, së pari në qëndrimin e punonjësit të shëndetësisë. Ne duam një program i cili të vendosë dhe rivendosë në sistemin tonë standardet më të mira në interes të të sëmurit. Duam një sistem që të konkurrojë me aftësinë, me ekipin, me infrastrukturën. Ku jemi ne këtu, pësuam një periudhë shumë të vështirë, me këtë betejë ushtarë nuk ishin ushtarakët por mjekët dhe infermierët. Askush nuk doli më i mundur nga kjo betejë në Europë sesa ne shqiptarët, kishim një nga vdekshmëritë më të larta në Europë.

 

 

U vendos një organizim që kishte një qëllim ogurzi, se si të mashtronte e terrorizonte qytetarët dhe jo se si tu shërbente atyre. Mbetëm të marrim shembullin e Kosovës e Maqedonisë që kishin më shumë shtretër për të sëmurët se sa ne. Gjithçka për shkak të organizimit, jo për shkak të mungesës së faciliteteve, ne kishim çdo mundësi përveç se kishim njerëz që vidhnin me fondet, në vend që t’i përdornin për të adaptuar spitalet, por vidhnin me tendera sekrete. Pas gjithë kësaj veteje ku humbëm rreth 20 mijë qytetarë, ajo që ishte përgjegjësja më direkte vazhdon të drejtojë sistemin e shëndetësisë.

Pra janë një seri problemesh që duhet tu japim përgjigje, sepse ne nuk pajtohemi kurrë me këtë situatë emergjente në shëndetësi. Tani po bëjnë ligjin e barnave, e ka shkruar Vilma Nushi siç i intereson asaj sepse ndan fitimin me Ramën, nuk ngopet së pasuruari me check-upin që është identik me defterët e Nicolas Gogol. Ajo vijon dikton dhe listën e barnave siç i shkon biznesi, i ka marrë partia në dorë. Këta këtë term përdorin më gjuhën e brendshme, arsimin e bëmë socialist, emërtojnë shkolla me anëtarë të Partisë Socialiste, prisni kur të emërtojnë spitalet, Manastirliu, Spiropali apo Taulant Balla, apo qendra të tjera”, tha Berisha.

Advertisement