Connect with us

Politike

Berisha gur në qafë për PD/ Kadilli: Shitën shqiptarët për një rrogë në parlament

Fatbardh Kadilli komentoi  rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Sipas tij, projekti i PD me Berishën kryetar ishte mision i pamundur pasi nuk ishte ofertë dhe alternativë politike.

“E shkuara nuk bëhet e ardhme. Partitë e vogla mbartin të gjitha sëmundjet e të mëdhenjve; delirin e liderëve të tyre, paaftësinë për të bashkëpunuar, sa kohë janë të tilla nuk mund të bëhen alternativë. Ai që ka pushtetin ka një avantazh të madh, por nuk justifikohet diferenca e madhe që tregon refuzimin  për të votuar PD e Sali Berishës, refuzimi për të parë të vegjlit si alternativë pasi nuk u bënë të tillë.

Berisha të mbajë përgjegjësinë të japë dorëheqjen, të çlirojë demokratët, është vendimi i tij, i atyre që  e mbështesin. Berisha nuk mund të jetë gur në qafë për PD-në i pëlqen apo jo atij dhe atyre që i rrinë rrotull. Nëse do vazhdojnë të jenë lëpirës të kryetarit… Parregullsi ka sa të duash por nuk justifikohen 33 mandate diferencë. Shitën shpirtin për një mandat, shitën shqiptarët për një rrogë në parlament”, tha Kadilli.

 

 

Advertisement