Politike
Berisha: Guvernatorja Kim, e përfshirë në korrupsion
Vitin që po lëmë pas Sali Berisha e konsideroi vitin që shkatërroi përfundimisht sistemin e drejtësisë në vend.
“Reforma e Sorosit përfundoi sipas sondazheve të pavarura në institucionin më të pabesueshëm se çdo institucion i këtij vendi. Ai që ishte parashikuar të ishte institucioni i akuzës për zyrtarët e lartë, i quajtur SPAK apo Prokurori e Posaçme, u transformua në SKAP-in e partisë”, tha Berisha.
Lajm në përditësim…
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Berisha merr në mbrojtje Bardhin: Shpërthimi i Ramës ndaj tij, i padenjë! S’kemi përjashtuar askënd nga godina e selisë blu
Sa i përket përpjekjeve për bashkimin e PD, Berisha tha qartë se nuk ka nxjerrë asnjë deputet nga selia blu.
“Përveç Alibeajt nuk di ndonjë tjetër që i ka mbështetur tezat. Shpërthimi i Ramës ndaj Bardhit, i padenj2ë lidhej pikërisht me këtë, me faktin që nuk i dhanë mbështetje marrëveshjes së realizuar. Nuk merrem kush e dakordësoi por ishte e sigurt, Dvoranit iu premtua se do votohej. Po kështu u bë e qartë se kandidatura për Avokat të Popullit do ishte Ilir Ismajli, gjë si grup kishin preferencë për Ledio Brahon, ndaj dhe Rama shpërtheu. S’besoj se ishte Gazi autor në atë marrëveshje. S’di asnjë deputet që të ketë mbështetur Dvoranin.
Asnjë deputet nuk është nxjerrë nga selia. Ne nuk kemi përjashtuar askënd nga godina, të gjitha ata që nuk vijnë e kanë me dëshirë”, tha Berisha.
Berisha: Ka një opozitë që Rama e përdor si vegël, e parëndësishme! Respektoj ata që mbajnë qëndrime parimore
“Mendoj se i gjithë veprimi pavarësisht se cfarë ngjyre duam t’i japim ka qenë shpëtimtar për PD, nuk ka qenë e nuk ka patur asgjë për interesin tim personal. Interesi im personal ishte tjetër, të përqendrohesha me të gjithë potencialin tim në betejën kundër mafies dhe Sorosit. E vërteta është që ndonëse modeste, por hapat në atë drejtim nuk munguan dhe rezultatet nuk munguan. Është e vërtetë që Rama siç ka përdorur Lul Bravën, po përdor pasardhësin e tij. Opozita e Bashës bëri lista për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese dhe në fund rezultati ishte tallje e përqeshje për ta. Në fund u arrit marrëveshja pa pyetur deputetët që do votohej në parlament Ardian Dvorani se këtë donte Edi Rama dhe këto u premtuan. Kjo është tallje se e vërteta mund të kenë pranuar 1-2 vetë, të tjerët se pranonin Dvoranin. Ka një opozitë që e përdor si vegël Edi Rama, por është e parëndësishme. Në tërësi deputetët përpiqen të mbajnë qëndrime parimore”, tha Berisha.
Pakoja e Madhe e Qeverisë për inflacionin, Berisha: Pilulë elektorale, pse nuk jep rrogën dhe pensionin e 13-të? Ata duan të vjedhin
“Pilulë elektorale me efekt jashtëzakonisht minimal krah çmimeve stratosferike me të cilat përballen pensionistët dhe grupet e tjera. Të paktën të ketë rrogën e 13 dhe pensionin e 13, që kanë ndodhur edhe në periudha pa inflacion. Por këta duan të vjedhin. KLSH ka gjetur që në 9 muaj janë vjedhur 122 miliardë lekë. Kaq sa jep ky nuk është as 1 /15 e vjedhjes. Ky mund të rriste dhe dyfishonte rrogat e gjithë shqiptarëve. Mund të dyfishonte pensionet. Ky tallet, nuk mundet. Do që të udhëtojë me avion me dhomë gjumi luksoze. Do të firmosë marrëveshje për satelitë për të mbushur xhepat se nuk sheh katet shtesë. Do të blejë drone me çmim që s’e di kërkush, kur gjysma e komandantëve shqiptarë kanë dhënë dorëheqje nga detyra se nuk iu del rroga. 2500 policë kanë paraqitur dorëheqjen, kjo është e vërteta. Ky është shpartallim”, tha Berizha.
Berisha sulmon sërish Yuri Kim: E barazoi veten me Lindita Nikollën
‘Ky ishte një vit i ngarkuar. Po kështu ky ishte viti i 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike shqiptaro-amerikane. Nuk kishte kremtim më të padenjë se ai që organizoi guvernatorja Kim për 100-vjetorin.
Ajo për një vit me radhë mbajti flamurin e cancel kulture. Falsifikoi në mënyrën më të paskrupullt 100-vjetorin e marrëdhënieve të shqiptarëve me vendin që ata adhurojnë më shumë.
Arriti deri aty sa barazoi veten me Lindita Nikollën në vështrimin e saj të historisë. Nxorën figura të inkriminuara këmbë e krye si Taulant Balla si kremtues. U përpoq të manipulonte me çdo mënyrë vizitat e ish-personaliteteve, por që dështoi.
Së fundmi, porositi një dokumentar të tipit socialist, të realizimit socialist, ku marrëdhëniet mes dy vendeve ndërpriteshin në vitin 1991. E kuptoni vetë. Ata që bëjnë betejë me historinë, e kanë një vend në histori.’- u shpreh Berisha.