Politike
Berisha i dha 12 mandate në tavolinë Ramës/ Alibeaj fajëson sistemin zgjedhor: PD po degradon

Enkelejd Alibeaj i cili garoi në siglën e Koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, nuk arriti të siguronte një mandat. Sipas Alibeajt, zgjedhjet ishin të shitura, teksa fajëson Edi Ramën dhe Sali Berishën për këtë sistem.
Ai thotë se ‘ata që fituan nga këto zgjedhje janë Rama dhe Berisha, të humbur janë të gjithë shqiptarët’, ku shtoi se kryedemokrati i dha 12 mandate në tavolinë kryeministrit.
Alibeaj shtoi se ‘PD është duke u rrudhur dhe degraduar gjithnjë e më tepër’.
“Gjithçka e shitur nga aktorët të cilët e thurën këtë sistem, ligjin në marrëveshje me njëri tjetrin. Ka dy fitues, Edi Rama dhe Sali Berisha, të humbur janë shqiptarët.
Të paktën prej 10 muajsh, që nga korriku, kur një në marrëveshje të hapur me njëri tjetrin, ajo që e quante veten opozitë, Sali Berisha ia dha në tavolinë të paktën 12 mandate.
Rama ka marrë 52% të votës popullore të konvertua në 83 mandate, pra 9 mandate më shumë seç duhet të merrte. Sali Berisha nga ana tjetër ka marrë 33% të votave, do duhej të konvertohej me 47 mandate, por ka marrë 50. Pra 9+3=12 mandate. S’duhej aplikuar ky sistem zgjedhor për shkak të votës së diasporës. Është një votë e pambrojtur.
Jeta politike nuk matet vetëm në Parlament. Këto zgjedhje nuk ishin të lirshme, nuk ishte vullneti i lirë e njerëzve. Unë bëra betejën time që PD të mos kthehej në një kështjellë gjithnjë e më të rrudhur. Siç e shoh PD është një parti gjithmonë e deri në degradim”, tha Alibeaj.

