Politike
Berisha i përjashtuar, por deputetët e tij bllokojnë ‘Foltoren’ e Kuvendit
Ditën e sotme po mbahet seanca plenare në Kuvend, në të cilën pritet që të zhvillohet interpelanca mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Grupit të PD-së, Enkelejd Alibeajt mbi çështjen e zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal. Deri më tani kreu i qeverisë ende nuk ka shkuar në Kuvend dhe nuk dihet nëse do ia delegojë interpelancën ministres Elisa Spiropali. Berisha mungon, por deputetët e tij bllokojnë ‘Foltoren’ e Kuvendit. Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha është i përjashtuar nga Kuvendi për 10 ditë dhe nuk është paraqitur në senacë, por shkoi këtë mëngjes në selinë blu.
Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.
lajm ne perditesim…
Nis pa surpriza seanca plenare, grupi i Berishës bllokon Foltoren
Kësaj radhe pritet që të diskutohet çështja McGonigal, grupi i Alieaj ka kërkuar interpelancë më kryeministrin ndërsa grupii Berishës ka kërkuar mocion me debat. Deri më tani kryeministri Rama nuk është paraqitur në seancë.
McGonigal/ Boçi: Rama duhet të dalë nga Kuvendi me pranga në duar
Luçiano Boçi: Tek po lexoja procesverbalin nuk gjeta asnjë arsye për përjashtimin e deputetëve të PD për 10 ditë, kanë kërkuar të drejtën e tyre për një mocion me debat për ish zyrtarin e lartë të FB për lidhjet e tij për eliminimin e opozitës, ndërkohë ju vazhdoni atë skenar që tashmë ka kohë që organizohet dhe zbatohet dhe është e njëjta mënyrë dhe e njëjta formë, nëse Rama paguan agjentët e FBI korrupton ata, dhe ky parlament është i korruptuar nga po ai, po i hiqet fjala opozitës. Është akt tradhtie kombëtare, Rama kërkon të eleminojë sistemin, kolonat e sistemit dhe kërkon të ndërtojë regjimin e tij dhe është kryeministri i parë…
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla: Nuk është për procesverbalin, ju po mbani fjalim. Fjala është 2 minuta
Luçiano Boçi: Kryeministri duhet të dalë këtu me pranga në duar.Dorëheqja është akti më i pastër