Connect with us

Politike

Berisha: Institucionet si serra ku rriten hajdutë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur këtë të enjte Kryesinë e PD në selinë blu.

Ai hodhi akuza mbi qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, duke thënë se regjimi i tij po bëhet gjithnjë më e papërmbajtur.

Sipas tij Rama vjedh në mënyrë sistematike qytetarët e ndaj urrejtja qyrtetare ndaj regjimit të tij është e përligjshme.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Sot Shqipëria po zien, Tirana po vlon, pakënaqësia dhe urrejtja ndaj këtij regjimi po bëhet gjithnjë më e papërmbajtur, gjithnjë e më e madhe. Kjo është plotësisht e ligjshme sepse çdo ditë e më e papërmbajtur bëhet makineria e vjedhjes dhe e plaçkitjes nga regjimi me në krye Edi Ramën i qytetarëve shqiptarë. Sot për fat të keq, institucionet e këtij shteti të mafies janë shndërruar në sera që përgatisin hajdutë zyrtarë. Kur e them këtë, e them jo për të injoruar se në administratën shtetërore ka edhe njerëz të ndershëm.

E vërteta është që në qindra firma në këtë administratë hidhen në dokumente, është e pamundur të gjesh një që është në përputhje me ligjin. Kjo ndodh sipas një ligji të njohur, kur kryeministri vjedh, vjedhja shndërrohet në system. Kur kryeministri del mbi ligjet, të tjerët me vrap i mbikalojnë ato. E transformuar në një makineri gjigande vjedhje dhe plaçkitje, asnjë mekanizëm zyrtar nuk mund ta ndalojë më këtë makineri. Vjedhja e pronës publike kulmon me aferat gjigande të portit të Durrësit dhe parkut të Butrintit.

Berisha: Mafia, revansh në Shqipëri! Po ikën drejtoresha e Luftës kundër parave të pista për të pastruar paratë

1662028953_Screenshot2.jpg

Ish-Kryeministri Sali Berisha teksa ka folur për largimin e Gledis Nanos, ka thënë se së bashku më të po ikën edhe të tjerë që Rama të marrë në dorë të gjithë institucionet ligjzbatuese në funksion të krimit.

“Ai iku po kush iku tjetër me të, iku edhe drejtoria e agjencisë se luftës kudër larjes së parave. Nuk e njihja, por ishte emër formal, znj. Ago.  Iku, do të vijë një militant i thekur që agjencia të shndërrohet në Agjencinë e Mbrojtjes së Parave të Krimit.  Kjo në një kohë kur në Tiranë mbijnë si kërpudha kullat gjigande të ngritura mbi kokainën,  heroinën dhe kanabisin. Tani militant Koçi merr detyrën që të garantojë funksionimin sa më të madh të lavatriçes gjigande të pastrimit të parave.  Iku edhe drejtori i Shërbimit Informativ. E dini ju është drejtori? Për shkollim në SHBA, se ishte pa shkollë. Tani drejtori i ri shkon nga zyra e Edi Ramës. Të gjitha këto tregojnë për një revansh të papërmbajtur të krimit dhe mafias në Shqipëri”, tha Berisha.

Berisha: Iku Nano, jo se ishte i sinqertë por naiv! S’kuptoi dot si droga shkonte nga velat e klubit të Çuçit

1662027973_Screenshot5.jpg

Berisha në mbledhjen e kryesisë foli për shkarkimin e Geldis Nano nga posti i tij duke hedhur akuza ndaj ministri Çuçi. Sipas tij, ai s’ishte i sinqertë, por naiv.

‘Vetëm zhvillimet e djeshme janë në dëshmi se në strofullin e tyre nuk kanë paqe. Shkarkohet pa asnjë motiov evident drejtori i përgjithshëm i policisë. Nuk themi që po zbardhte një zyrtar të mirëfilltë po r e vërteta është se ai pati fatin të bjerë në korrent. Skema ishte e Olsi Ramës, skema në Tiranë vjedhja në Gjermani. Sigurisht autoritetet gjermane iu drejtuan këtij. Iku Nano sepse, dy 2.2 ton drogë në Itali nuk shkon nga skafet shkuan nga velat e klubit të Çuçit. Ato kam pasion tha nuk merrem me skafe merem me velat, tani na doli pasionat i drogës. Nano s’po bënte luftë efikase, por për naivitetin dhe jo sinqeritetin se ai i sinqertë s’ishte, po ishte naiv dhe si mbuloi dot.’- tha Berisha.

Advertisement