Politike
“Berisha ka mbaru punë…”/ Shpërthen Dash Sula: Sa të kesh Nokën dhe Vokshin në krye do t’ia shohësh hairin politikës

Dash Sula ka “shpërthyer” në ofendime, teksa ka shënjestruar Flamur Nokën dhe Albana Vokshin.
Dash Dula: Më thanë që tri nuk vlen, Berisha Noka dhe Albana Vokshi. Berisha shkretë ka mbaru punë. I frynë në vesh. I di mirë këto. I di mirë.
Andi Mustafaj: Të lutem shumë të jemi seriozë, koha është serioze.
Dash Sula: Unë jam aq serioz.
Andi Mustafaj: Mund të ishte larguar dhe të vazhdonte.
Dash Sula: A mbahet gruaja ose burri me zor.
Andi Mustafaj: Ti i përket njerëzve, unë vishesha me kostum se respektoj njerëzit që më mbështesin. Nëse dikush sillet keq me mua, a do t’i braktis unë ata, jo do të vazhdoj betejën.
Dash Dula: Vazhdo… sa të kesh Flamur Nokën dhe Albana Vokshin në krye do t’ia shohësh hairin politikës. Janë lecka të shtrydhura, janë rraqe. Shqiptarët se kanë me PD-në e kanë me individët që drejtojnë PD-në.

