Politike
Berisha: Kam vetëm 100 mijë euro në bankë dhe një apartament
Sali Berisha ka folur për akuzat që rëndojnë ndaj tij nga SPAK, që lidhen kryesisht me pasurinë.
Berisha tha se ai dhe bashkëshortja e tij kanë vetëm 100 mijë euro në bankë dhe 40 metra katror më shumë se në diktaturë.
“Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij disponojnë 100 mijë euro dhe një apartament 40 metra katror më të madh se ai që kanë patur në diktaturë.
Nuk ka përfituar kurrë asgjë më shumë. Familjarët e tij kanë të ardhura krejtësisht të ligjshme dhe të gjitha transparente.
Edi Rama me mercenarët e drejtësisë, përdorin si akzuë për fakte për korrupsion pasiv, dokumenta të bëra publike, të deklaruara nga vajza imë për kujdes shëndetësor apo pushiem që kemi kaluar së bashku, apo pagesa bamirësie që Jamarbër Malltezi dhe Argita Malltezi kanë bërë për tre familje në nevojë për fëmijë autikë, për t’u trajtuar në qendër e autizmit, e ngritur dhe e drejtuar nga Argita Berisha, pa asnjë qindarkë shpërblim.
Këto ishin faktet e një grupi amorlal njerëzish. Siç e sheh, kjo bën krenar të gjithë ata që shkojnë në parlamentin europian”, tha Berisha në Vizion Plus.