Connect with us

Politike

Berisha kandidat për kryeministër edhe aty ku është

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në “Real Story”, u shpreh se në optikën e tij, partia ka nevojë për një lider të ri, përtej emrave të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

Ai shtoi se në pozicionin e tij politik nuk ka patur sfidë personale me Sali Berishën, por këtë përplasje publike e ka pasur Basha me ish-kryeministrin. Sipas tij, kjo betejë politike është braktisur nga ana e Lulzim Bashës.

Gjatë diskutimit, Salianji u shpreh se Sali Berisha në kushtet aktuale ku ndodhet opozita, ka përgjegjësinë ta çojë opozitën drejt fitores. Sipas deputetit demokrat, Berisha duhet të jetë kandidat për kryeministër.

Pjesë nga diskutimi

Salianji: PD duhet të kishte lider të ri. Unë nuk bëra betejë me Sali Berishën, ishte betejë Basha me Sali Berishën, i cili e la betejën apo jo. Tani kur e la ai që është komandanti, unë nuk pashë të kishte betejë. Nuk bëri betejë, nuk bëri fare betejë. Mendoj që tashmë Berisha ka të gjithë përgjegjësinë tani për ta çuar opozitën në fitore. Kjo është logjikë politikë. Kryetari i opozitës është kandidati për kryeministër në çdo vend demokratik dhe përgjegjësinë për fitore e ka kryetari i partisë dhe në këtë kontekst ky është një debat i sqaruar dhe unë nuk e kam me cinizëm.

Për mua, e përsëris prapë; duhet të ishim para një zgjidhjeje tjetër, por duke qenë në këto kushte dhe po shohin dhe sjelljen e Berishës, është një sjelljeje po themi prej kryetari partie dhe kryetari opozite dhe këto lëshimi që bën për të dhënë funksione të caktuara dhe për të pranuar mendimin ndryshe e shoh në këto kontekst. Betejën ne në këtë logjikë e kemi bërë. Nuk besoj se një figurë e jashtme do të mobilizonte më shumë pjesën e elektoratit të djathtë, dhe në këtë sens, Berisha e ka treguar që merr më shumë vota tek pjesa e të djathtës apo pjesa e demokratëve dhe në këtë logjikë, ky për mua është një debat i zgjidhur.

Pyetje: Ju thoni, Berisha kandidat për kryeministër, edhe aty ku është?

Salianji: Padiskutim. Edhe për këtë kam shpresë se edhe në përballjen me drejtësinë do të arrijë që ta fitojë, por edhe nëse është aty, ndodh në disa vende që kandidati për kryeministër ka qenë i izoluar edhe ka ndodhur në Mianmar…., por ka patur raste të tilla

Advertisement