Connect with us

Politike

Berisha: Kandidatët e Ramës kanë dalë nga bodrumet e mafias

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit në qytetin e Roskovecit.

Nga atje Berisha i është drejtuar kryebashkiakes aktuale të Roskovecit, Majlinda Bufi, duke e cilësuar atë “simotër me Balluken në Tiranë”, duke iu referuar ministres Belinda Balluku.

Ai vijoi duke thënë se bashkëshorti i Bufit është “bos kryesor i drogës”, ndërsa kjo e fundit “transportonte drogë me pasaportë diplomatike”.

“Në qendër të përpjekjes sonë do jetë familja dhe shërbimet ndaj saj. Ju e shihni se Edi Rama me ekipin e tij ka marrë lopatat për të mashtruar qytetarët. E dini ju pse hap ato gropa para jush? Ai e di se kandidatët e tij që kanë dalë nga bodrumet e mafias nuk përballen dot me kandidatët tanë. Majlinda, nëse të ka mbetur minimumi i përgjegjësisë ndaj qytetarëve, hajde bëj debat me Erditin në shesh dhe shpjegoja qytetarëve planin për vitet e ardhshme. Aq sa mund të dalin simotrat e tua në Tiranë, Xhaçka apo Ballukja, aq mund të dalësh ti të përballesh me kandidatin që doli nga vota e lirë. Po dole në debat me Erditin të dalin llogaritë ku fusje pensionet e invalidëve dhe ia mbathje për në Antalia, kurse hallexhinjtë numëronin kafshatat. Nuk del dot. Je simotër siameze me Olta Xhaçkën, ti me drogën, ajo me drogën. Të ndjek ai nipi i burrit, që isht dhe shoferi yt, që shkoje dhe e nxirrje. Është droga që të rikandidon ty. Nuk ke vend fare këtu, më mirë mos kandido dhe jep dorëheqjen. Këta ku t’i kapësh njëlloj dalin. Burri i saj bos kryesor i drogës, ajo çonte drogën me pasaportë diplomatike. Sekt si këta nuk ka”, u shpreh ai.

Advertisement