Connect with us

Politike

Berisha koalicion me 25 parti, Noka shpjegon vendimin: Erdhën tek ne sepse…

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, i ftuar në emisionin Open në News 24 foli për koalicionin e PD, që ka në total 26 parti politike.

Noka tha se kundërshtari politik është i dëshpëruar. Ai shtoi se koalicioni opozitar i madh është për t’u bashkuar të gjithë për të shpëtuar vendin nga regjimi.

Flamur Noka: Në fillim na mbështetën vetëm aleatët tanë më të ngushtë. Tani ka ndryshuar situata. Të gjithë shohin tek Berisha fitoren. Të gjithë janë në këtë koalicion, sepse kanë shpresë. Tashmë qielli opozitar është blu e i pastër, shndrit një rreze dielli. Të gjithë janë bashkuar drejt fitores. Shohin PD-në dhe Berishën si alternativën që do ta sjellë ndryshimin. Ne po ecim drejt një fitoreje.

Kundërshtari është i dëshpëruar. Ne kemi programin më të mirë që ka pasur një parti shqiptare. Ky është koalicioni i fitores së opozitës. Tek ai ku nuk ka shpresë nuk shkon askush. Të gjithë jemi bashkuar për të shpëtuar Shqipërinë, për ta bërë Shqipërinë madhështore, siç i takon asaj. Rama më 2021 zhduku koalicionet, në tentativë për të asgjësuar opozitën.

Advertisement