Politike
Berisha kritika të ashpra për Ballukun: Ka falsifikuar diplomën, do përballen me ligjin të gjithë…
Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij përpara Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike hodhi kritika të ashpra për Belinda Ballukun.
Berisha tha se Balluku ka falsifikuar diplomën. Më tej, Berisha theksoi se asnjë nga maxhoranca nuk do ikë, pa u përballur me ligjin, për “vjedhjet që kanë bërë”.
Sali Berisha: Halli i diplomës është tek Lubia. Se Lubinë e paskan çuar në Prokurori se ka diplome false. Ajo ka falsifikuar diplomën. Kur të dëgjojnë socialistët që Lubia ka falsifikuar diplomën, thonë që edhe Belindi e ka falsifikuar.
Do thonë s’është gjë kjo punë. Këta njerëz kanë pasur si moto erdhëm, vodhëm, ikëm. Do përballen me ligjin duke nisur nga Edi Rama tek secili që ka vjedhur. Nuk ka në historinë e vendit njeri që të ketë vjedhur më shumë se Rama dhe Lubi Balluku bashkë.