Politike
Berisha kundër projektit të SHBA për Skavicën
Në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, Sali Berisha komentoi protestat që pati paralajmëruar se do zhvillohen në shtator. Berisha tha se me qeverisjen e Edi Ramës, shtresa e varfër është më e dëmtuara dhe se shumë shpejt do të nisin sërish protestat.
“Polarizmi në këtë vend po rritet me shpejtësi dhe shtresa e mesme po shkon drejtë asgjësimit, të varfrit po bëhen gjithnjë e më të varfër. Rama votat nuk e pranon dhe gjithë ky zhvillim dramatik, kjo përmbysje në përbërjen e shtresa të shoqërisë ka mospranimin dhe dhunim e votës nga Edi Rama. Protestat do fillojnë shumë shpejt. Mund të jenë shty, por edhe shtytja e tyre bëhet për shumë aspekte e padurueshme, protestat dhe grevat e gjithanshme do jenë rrugët për të rikthyer në Shqipëri, shpresën, votën e lirë dhe për të dalë nga regjimi autoritar”, tha Berisha.
Berisha kundër projektit amerikan për hidrocentralin e Skavicës: E ka ideuar Enver Hoxha, po e vë në jetë pasardhës i tij Edi Rama
Sali Berisha ka kundërshtuar projektin amerikan të hidrocentralit të Sakvicës në Dibër. Berisha thotë se ky projekt është i Enver Hoxhës dhe sipas tij po vihet në jetë nga pasardhësi i tij Edi Rama.
“Institucionet në këtë vend janë në dorë të një njeri. Shqipëria është diktaturë e një partie. Çdo pushtet në këtë vend është apo buron nga Partia Socialiste. Kjo ide është për fat të keq fiktive. Kundërshtimi është popullor. Qytetarët e Dibrës dhe mbarë Shqipërisë s’duhet të lejojë Edi Ramën që të zhdukë nga harta e vendit rreth 40 fshatra, pjesën më pjellore të Dibrës. Skavica të mos lejohet, projektet e enver hoxhës po zbatohen nga pasuesi i tij, Edi Rama. De-facto asgjësimin e Dibrës së poshtme. Mobilizimi popullor është zgjidhja.”, tha Berisha.
Berisha: Basha u mor peng nga Rama, nuk thirri protesta kur PD bleu votat
Sali Berisha ka sulmuar sërish Luzlim Bashën në një komunikim me qytetarët në Facebook. Berisha tha se pasi Rama bleu votat në zgjedhjet e 25 prillit, Basha nuk thirr protesta mbarë popullore, por u ble nga Edi Rama, duke futur PD në një spirale shkatërrimtare.
“Edi Rama ka blerë, ka përdorur shtetin për të rrëmbyer votat. Revolta popullore ndaj një regjimi që s’ka legjitimitet është rruga për ta gjunjëzuar. Gabimi më i pafalshëm i PD është bërë me datë 27 prill 2021, kur pas atyre zgjedhjeve masivisht të dhunuara, kreu i partisë nuk thirri për protestat mbarëpopullore dhe rrëzimin e Ramës, por futi, pasi ishte marrë peng nga Rama, futi PD në një spirale shkatërrimtare nga i cili u desh shumë kohë për të dalë”, tha Berisha.
Berisha: Edi Rama vendosi traun e turpit në tunelin e Kalimashit! Qeveria e ardhshme do heqë taksën e rrugës së Kombit
Në një bashkëbisedim me qytetarët, Sali Berisha u shpreh se heqja e taksës së rrugët të Kombit do të jetë një nga vendimet e para të qeverisë së ardhshme duke iu referuar vetes së tij.
“Një nga vendimet e para, do të hiqet taksa antikombëtare e rrugës së Kombit. Në tunelin e Kalimashit, Edi Rama vendosi traun e turpit, në muajin e parë dhe në vendimet e para të qeverisë së ardhshme do të hiqet taksa e rrugës së Kombit”, tha Berisha.