Connect with us

Politike

Berisha mashtrues, nuk e heq dot kryqin e zi amerikan/ Çfarë e bëri Bardhin të harronte deklaratat

“Berisha mashtrues, nuk e heq dot kryqin e zi amerikan”. Ka qenë kjo deklarata e Gazment Bardhit e bërë në janar 2022, e cila i është shfaqur mes shumë të tjerave nënkryetarit të ri të Rithemelimit në emisionin “Opinion”.

Gjatë fjalës së tij, Gazment Bardhi ka thënë se qëllimi i tij ka qenë forcimi i PD-së dhe kur e ka parë që kjo nuk po funksionon, ka eksploruar një tjetër strategji brenda partisë.

Gazment BardhiËshtë fakt i njohur publik që unë kam bërë një betejë me Berishën brenda PD sepse besoja një rrugë të caktuar se si PD-ja forcohej, se si PD bëhej një alternativë serioze dhe e besueshme. E kam bërë atë betejë ndoshta më shumë se kushdo tjetër.

14 Maji dhe më pas na tregoi një fakt që nga beteja që kishim bërë me njëri-tjetrin, secili me atë që besonte, Berisha besonte që mund ta forcojë PD-në, rezultati ishte që ne kishim humbur 300 mijë vota nga zgjedhjet paraardhëse dhe kjo edhe për faktin se shumica prej tyre, dolën si detyrim ndaj partisë së tyre se po të ishte për sherrin nuk do të kishin dalë në votime.

Kur ti bën këtë lloj bilanci dhe kujtohesh për çfarë e kam unë betejën me Berishën, e kam bërë për betejë të fortë dhe e kam bërë se dua që PD të qeveris vendin. Nëse shikon që rezultati i betejës është e kundërta e asaj që ke synuar, sigurisht që do të ekspolorosh një tjetër strategji brenda PD-së. Për mua, parcelizimi i mëtejshëm i opozitës, është i dëmshëm. Nuk e kam mohuar asnjëherë që Berisha është lideri historik i PD-së dhe personi më i fuqishëm brenda PD-së.
Advertisement