Politike
Berisha mbledh Këshillin/ Salianji refuzon ftesën: S’desha t’ju jap mundësinë të shmangin vëmendjen nga skandalet e qeverisë
Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji, nuk ka marrë pjesë sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. I pyetur nga mediat, Salianji u shpreh se “Sot nuk mora pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar që mos t’iu jap mundësi të shmangin vëmendjen nga skandali Rama-Balluku dhe skandali i AKSH-it”.
Nga hera e fundit në mbledhjen e kryesisë, pjesë më e madhe e debateve u zhvilluan lidhur me takimet e ish-deputetit Ervin Salianji me qytetarët jashtë programit të partisë. Ndërkohë sot Berisha paralajmëroi përjashtimin e tij nga PD pas takimit që Salianji organizoi me qytetarët në Elbasan, për të cilin akuzohet se ka bashkëpunuar me kreun e bandës së qytetit, Suel Çela.