Politike
Berisha: Me rrogat e arsimtarëve, qeveria luan bixhoz
Kreu i Partisë Demokratike ka denoncuar sot se arsimtarët ende nuk kanë marrë rrogën për muajin dhjetor të vitit që lamë pas.
Në një postim në Facebook, Berisha u shpreh se rrogat nuk ndahen pasi sipas tij me ato para luhen bixhozi qeveritar, ndërsa ka dënuar më forcë aktin.
Postimi i plotë:
Arsimtarët nuk kanë marrë rrogat e muajt dhjetor!
Me rrogat e tyre luhet bixhozi qeveritar. Vitin e Ri e festuan me para borxh ose nuk e festuan fare.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cinik e mos dhënies së pagave nga Edi Rama mësueseve të vendit si dhe përdorimin fondit të pagave të tyre për interesa obskure qeveritare.
Kërkoj dhënien e menjëhershme të pagave mësuesve perfshirë këtu kamaten për vonesën.
Lexoni denoncimin e mesuesit dixhital.
Doktorr pershendetje! Shqetesim i madh eshte mos’hedhja e rrogave te mesuesve per muajin dhjetor. Te lutem ngrije tani si shqetesim se jam me ata tani dhe duhet patjeter te nderhysh.