Connect with us

Politike

Berisha mes protestuesve: Deputetët e PS do ju marrin leje juve…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha para protestuesve pohoi se deputetët e PS-së do të marrim leje herë tjetër kur të dalin nga salla e Kuvendit.

Ai tha se seanca e sotme u dominua nga fantazma e McGonigal.

“Ne po mbrojmë një kauzë të drejtë. Sot parlamenti, ju e patë vetë, u dominua nga fantazma e McGonigal, të Edi Ramës. Reagimet e deputeteve të PS që ishin ndjerë të lënduara, se ai ka bërë orgjira me zyrtarë, imagjinoni (Qesh turma). Po unë çfarë iu thash? ju thash se ato janë realitet dhe hetimit do i jepen. Po ato janë terciare, por kryesorja është lidhja e McGonigal dhe Edi Ramën, tradhtari i popullit shqiptar. Qëllimi është që ky parlament ose do i japë zgjidhje këtyre problemeve, ose nuk do të trajtojë çështjes tjetër. Prania juaj këtu është në përcaktimin tonë vendosmërinë tonë që ky parlament ose do i japë zgjidhje këtyre problemeve. Herë tjetër do duhet t’u marrin juve leje për t’u larguar nga parlamenti. Ndaj ju them; zbatoni rregullat, ligjet, respektoni të drejtat e opozitës. Rroftë revolucioni, opozita, rrofshi ju. Mirupafshim.”, pohoi Berisha.

Advertisement