Connect with us

Politike

Berisha në Pukë: OSBE i tha Ramës se kishte fshehur 200 mln euro

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Fushë Arrës, deklaroi se OSBE akuzoi Edi Ramën se kishte 200 milionë euro të fshehura në llogari offshore, por ky i fundit nuk reagoi.

Sipas Berishës, Rama nuk foli sepse e kishte ndërmend të vidhte sërish shqiptarët.

‘Kur filloi detyrën si kryeministër, OSBE i tha Edi Ramës se ke të fshehura 200 mln euro në kontot ofshore. Më shifër me raport. Edi Rama kurrë nuk guxoi ta kundërshtoi as ta hedhë në gjyq.  Se çdo njeri po të të thonë një gjë që ti se ke, atëherë ti ke dy rrugë.

E para ta mohosh, e dyta ta hedhësh në gjyq. Ti thuash hajde e provoje këtu në sallën e gjyqit, shpifjen që ke bërë. Asnjërën as tjetrën, po pse, sepse e kishte ndërmend të vidhte, jo 200-400, 800, 1 miliardë sa të mundej, paratë tuaja. Pra, Frani këtu është një miniaturë e Edi Ramës. Të tillë janë këta, këta nuk punuan për qytetarët. Ju në këto zgjedhje votoni për veten tuaj. Ftoj çdo qytetar pavarësisht nga përkatësia partiake, të mendojë pak pse po ikin shqiptarët sikur të kishte rënë kolera në këtë vend. Çfarë po ndodh me ta. Pse shqiptarët në 8 vite kanë ikur shumë më tepër, dyfishin se sa ukrainasit që jetojnë në breshëritë dhe raketat e agresioni rus. Kaq pak të lidhur qenkan me tokën e tyre, familjet e tyre këta njerëz që marrin dhenë. Nuk është e vërtetë që janë kaq pak të lidhur me familjet e tyre, me vendin, por ka një të vërtetë tjetër të hidhur.

Sepse 8 vite Edi Rama ngriu rrogat, nuk rriti rrogat. Mirëpo në kushte tregu çmimet rriten. Në kushte tregu forcë që të ndalojë rritjen e çmimeve të mallrave nuk ka, është forcë natyrale. Dhe qeveritë për të mbrojtur qytetarët, rritin dhe rritin e rritin gjithnjë rroga e pensione.

Ju jeni dëshmitar nga viti 2005-2013 u dyfishuan pensionet, u mbidyfishuan rrogat. U rritën çmimet me 40%, por 60% mbeti në xhep nga rrogat. Nuk ishte se ishim të pasur, jo, por ishte varfërim në pakësim ai. Dhe ne nga 4.3 që e kishim mjerimin, varfërinë ekstreme, pra njerëz me të ardhura nën 1 dollarë në ditë, e ulëm në 1.03%, dhe po përgatiteshim që këto 15 mijë familje në të gjithë Shqipërinë, i regjistruam dhe do ti nxirrnim nga mjerimi.

Çfarë bëri ky. Sa erdhi në pushtet, vetëm në qarkun e Kukësit miqtë e mi, ka hequr nga ndihma ekonomike 20 mijë familje. Dhe Kukësi, qarku masivisht, ikin, ikin se nuk jetonin dot.

Por ti si shtet, atë që jeton me 1-2 dylym tokë, në të gjithë botën e paguan që të rrijë aty. I paguan. Ose ndihmë, ose një lloj pensioni të veçantë, e gjithë bota, se ai s’ka si rri aty, pse do rrijë. Ky ua hoqi ndihmën ekonomike’, tha Berisha.

Advertisement