Connect with us

Politike

Berisha: Në Shqipëri hyjnë ilaçe të cilat nuk janë miratuar

Ish kryeministri, Sali Berisha gjatë një takimi me anëtarët e departamentit të Shëndetësisë të Rithemelimit, tha se në Shqipëri hyjnë ilaçe të cilat nuk janë miratuar nga entet amerikane apo europiane për t;u përdorur.

Ai tha se kryeministri, Edi Rama hoqi nenin që ndalonte shitjen e ilaçeve të pamiratuara nga enti europian dhe amerikan.

“Sistemi ynë ka humbur atë qbë quhet rajonizim dhe që është i domosdoshëm për plotësimin e kërkesave të këtij sistemi nga qytetarët. Shëndetësia ka pasojat më të rënda, ka pasojë jetën. E vërteta është se në tërësi, listën e ilaçeve sot e bëjnë kompanitë e prodhimit të cilat zhdukën disa standarte të domosdoshme ligjore për Shqipërinë. Ne kishim një ligj sipas të cilit në Shqipëri nuk mund të qarkullonin ilaçe të pamiratuara nga enti amerikan apo europian i përdorimit të tyre. Ndryshimi i parë që bëri Rama ishte rrëzimi i këtij neni. Ky nen ishte një mbrojtje që u bëhej të sëmurëve tonë për të mos spekuluar me ilaçe të prodhimit ballkanas. U hoq ky nen në mënyrë të diktuar nga Enti Farmaceutik i Beogradit që kishte përfaqësuese Vilma Nushin. Sot shqiptarët nuk dinë se çfarë blejnë në farmaci. Recetat që kolegët tuaj u lëshojnë, nuk kanë asnjë garanci se ilaçet të cilat blihen nga të sëmurët, do japin efekt”- deklaroi Berisha.

Advertisement