Connect with us

Politike

Berisha nuk i ndahet Portit të Durrësit

Porti i Durrësit, Berisha lëshon PARALAJMËRIMIN: Çdo kompani që do marrë pjesë në projekt do futet në “black-list” nga PD

Porti i Durrësit/ Berisha: Po kryhen vjedhje përmes Bitcoin!

Sali Berisha

TIRANË– Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë një paralajmërim për të gjitha kompanitë që po mendojnë që të përfshihen në atë që ai e quan si aferën e portit të Durrësit. Në fjalën e tij, numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga selia blu tha se të gjitha kompanive që u del emri, do futen në “black list” e PD-së. Megjithatë nuk sqaroi se për çfarë do të futen në listën e zezë dhe si do të ndikojnë kjo gjë në punën e tyre si kompani në rast se demokratët vijnë në pushtet.

“Bëhet gjithçka për të mbrojtur Edi Ramën dhe aferat e tij. Edi Rama mbrëmë paraqiste Eagle Hill si kompaninë që do të ndërtonte Manhattanin në Zagreb. Ajo histori është mbyllur dy vite më parë nga historia e Zagrebit. është flakur. Përveç kësaj, kryetari kishte hapur garën se nuk e kishte të veten kompaninë. Të gjitha këto e bëjnë situatën në Shqipëri eksplozive. Qytetari nuk mund të pranojë të qëndrojë duarkryq ndaj këtyre akteve, ndaj PD do të përdorë të gjiitha format për të kundërshtuar këtë plaçkitje të pronës publike më të çmuar që kanë shqiptarët. është më e çmuar se çdo pronë publike në këtë vend. Ne do u prijmë të gjitha nismave për dështimin e këtij projekti. Paralajmëroj se çdo kompani që do të marrë pjesë në këtë projekt do të futet në “black-list”. Mos të shndërrohen si shushunja për të marrë pronat e shqiptarëve sepse po regjistrohen nënkontraktorë në Durrës,”-tha Sali Berisha

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Nuk ka kontratë që nuk zgjidhet, përveç kontratës së ndërmarrjes së Edi Ramës. SKAP-i kryen një vepër penale që nuk vepron. SKAP-i nuk mund ta shpëtojë kurrë Edi Ramën. Është më mirë që të veprojë SKAP se të veprojnë qytetarët, që t’i bëjnë një gjyq publik Edi Ramës. Edi Rama ka firmën e tij mbi një bonus për një ndërmarrje që nuk ekzistonte mbi tokë. Një sipërmarrje që merr bonusin dhe vetëkrijohet tetë muaj më pas. Por, i kapur përfundimisht si drejtues i një organizate kriminale të djegësit, ai vazhdon në parimin e krijimit të dominancave me afera të tjera shumë më të mëdha. Për të besuar se kështu do i mbyllë dhe do i vendosë në harresë, palë palë. Unë jam këtu për të përshëndetur qytetarët e Zagrebit, të cilët hodhën në kosh të plehrave, Manhatanin e Eagle Hills. Një kompani, nga më obskuret, një kompani, e cila e lidhur me vëllezërit Kariç, dhe të lidhur të gjithë me Lukashenkon dhe Vuçiçin. Edi Rama mbrëmë paraqiste kompaninë Eagle Hills si kompaninë që do ndërtonte Manhatanin e Zagrebit, në një kohë kur qytetarët e kishin hedhur në kosh projektin. Shikoni ku e çon babëzia për Portin e Durrësit, që të mashtrojë publikisht. Përveç kësaj, kryetari i Bashkisë së Zagrebit kishte hapur garë, se nuk e kishte të veten kompaninë. Kurse Rama nuk hap garë, se e ka të veten kompaninë. 60 përqindëshin e ka të veten. Të gjitha këto e bëjnë situatën në Shqipëri eksplozive. Qytetarët shqiptarë nuk mund të qëndrojnë duarkryq përballë këtyre akteve që kalojnë çdo imagjinatë të vjedhjes së pasurive të tyre publike. Ndaj dhe PD do përdorë të gjithë format për të kundërshtuar këtë plaçkitje të pronës publike më të çmuar që kanë sot shqiptarët. Ne, natyrisht do u prijmë të gjitha nismave për dështimin e këtij projekti. Jam këtu për të paralajmëruar se çdo kompani ndërtimi që do marrë pjesë në këtë projekt, do futet në listën e zezë. Dhe i paralajmëroj që të mos shndërrohen në shushunja për të vjedhur një pronë publike të shqiptarëve. Sepse po regjistrohen nënkontraktorë tani. Kjo që po bën Rama dhe Balluku është e pashembullt në histori.

Advertisement