Connect with us

Politike

Berisha nuk ndal sulmet ndaj gjyqtares Gjoka: Delinkuente dhe fytyra e vërtetë e drejtësisë

Sali Berisha ka vazhduar sulmet ndaj gjyqtares Irena Gjoka. Pas paraqitjes në SPAK, ku ishte për të zbatuar masën e detyrimit me paraqitje Berisha përsëriti deklaratat se Gjoka ka qenë e dënuar dhe dëbuar nga Greqia, duke akuzuar edhe KLGJ-në se e ka mbrojtur.

“Rikujtoj shqiptarët se si Edi Rama, produkti më kriminal në Evropë i George Soros dhe Altin Troplini mbrojnë delinkuenten dhe fytyrën e vërtetë të drejtësisë Irena Gjoka. Me datën 26 tetor, avoketërit e mi, paraqesin kërkesën për dorëheqje dhe konflikt interesi në vitin 1996, por Irena, Kryetarja e gjykatës më speciale të Shqipërisë nuk pranoi dhe iu tha avoketërve se a keni dokument ju për këtë gjë. Në nëntor 2023, KLGJ iu jep avoketërve të mi vendimin për shkarkimin e Irena Gjokës. Por dy javë më pas e njëjta KLGJ me urdhër politik. Në nëntor KLGJ iu thotë deputetëve se s’ka vendimmarrje pasi kishte dhënë dy javë më parë dhe tani thotë nuk ka vendimmarrje për shkarkimin e saj në 96. Në vitin 2023, kërkesën e avoketërve të mi, ajo i përgjigjet nuk pranoj të jap dorëheqje se ka qenë vendim kolegjial. Në 2024, Gazeta greke Ta Nea boton shkrimin se Irena Gjoka është dëbuar nga Greqia. Këto nuk u morën parasysh, por morën parasysh deklaratat e avoketërve të saj, dy famëzinjve të botës së vjetër, Beqiri-Çupi, mediat e PS sipas të cilëve, shkrimi i gazetës ishte porositur nga Tirana.”, tha mes të tjerash Berisha.

Advertisement