Connect with us

Politike

Berisha: Nuk njohim asnjë strukturë paralele në PD

Pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeaj, si kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së është zgjedhur Gazment Bardhi.

Gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, Sali Berisha komentoi zgjedhjen e Bardhit, teksa u shpreh se nuk do të njoh asnjë strukturë paralele në PD.

“Nuk kam asnjë koment për këtë, përveç komentit që unë ftoj të gjithë deputetët e PD të bashkohen dhe të vazhdojmë betejën për zgjedhjet e lira.

Ne nuk mund të njohim asnjë lloj strukture paralele të PD.

Ne i ftojmë të gjithë deputetët të ulen, të diskutojnë. Ne jemi të hapur ndaj tyre, por ka rregulla, ka statute.’- tha Berisha.

Advertisement