Connect with us

Politike

Berisha paralajmëron: Do e ekstradojmë Ramën drejt SHBA-ve nëse na kërkohet

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një konference për media, duke u fokusuar në dosjen McGonigal dhe ndikimin e saj në të ardhmen e kryeministrit Edi Rama.

“Edi Rama e ka hallin e vet, sepse dosja McGonigal jo vetëm është ngritur, por po ecën. Po ecën drejt Shqipërisë. Në Uashington flitet vetëm për dosjen shqiptare të McGonigal,” tha Berisha.

Ai theksoi se dy referenca nga kjo dosje kanë lidhje me kryeministrin Edi Rama dhe Damian Gjiknurin, ndërsa pretendoi se ky i fundit ka dhënë dëshminë e tij.

“Rama është krejtësisht i pashpresë,” shtoi ai, duke premtuar se qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të sigurojë ekstradimin e Ramës nëse gjykata e Uashingtonit e kërkon, ose do ta ndëshkojë në Shqipëri sipas ligjit.

Berisha akuzoi Ramën se paratë kanë shkuar nga zyra e tij te McGonigal, duke e cilësuar këtë akt si “të turpshëm.”

Advertisement