Politike
Berisha: Salillarët ndërtojnë dhe nuk u ndodh asgjë
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një takim me krerët e degëve të Partisë Demokratike në rrethe.
Në fjalën e tij Berisha u shpreh se në Shqipëri është instaluar shteti një partiak dhe e demokratët nuk arrijnë dot të gëzojnë të drejtat e tyre.
“Thirrëm këtë mbledhje në një moment shumë të rëndësishëm për dy çështje themelore, me të cilat duhet të përballet me sukses PD.
Të colat po i presin me padurim qytetarët shqiptarë dhe udhëheqja juaj në degët e saj ka një rëndësi përcaktuese për suksesin e të dyjave.
Së pari zbatimi, zgjedhja e qytetarëve të parë e më pas edhe këshilltarëve me procesin e primareve.
Ne e kemi mision dhe duhet ta konceptojmë si mision shumë të rëndësishëm si mision historik. Jeni dëshmitarë që sot si shoqëri kemi humbur votën, por nëse humbet votën humbet shtetin ligjor, kushtetueshmërinë, liritë e të drejtat. Shndërrohesh në shoqëri diktatoriale ose parashtetërore. E para reale.
Në Shqipëri është instaluar shteti një partiak. Një nga format më të zakonshme të diktaturës janë shtetet ku sundon një parti e pjesa tjetër shtypet.
Që një demokrat të gëzojë të drejtën që i takon e ka të pamundur se shteti një partiak garanton në mënyrë të paligjshme favoret e partisë që sundon në dhunim flagrant të parimeve demokratike. Mijëra demokratë që kanë fituar gjyqet e nuk marrin dot atë që u garantohet, mijërave nuk u shqyrtohen ankesat.
Po më tregonte sot një demokrat, hapa një derë të një objekti në lidhje të plotë organikë, mbinë 4 inspektorë ndërtim pa leje, hapi derë në shtëpinë e dyqanin e tij, në një kohë kur kërrcasin pallatet e Salillarëve e shtohet 10-15 kate e s’ndodh asgjë se janë klientelë e qeverisë.
Tjetrit i vihet shiriti i krimit se është deputet i PD, se ka marrë me qira një ambient pa leje edhe pse nuk ishte e vërtetë. ministri bën show për pallatin ngjitur tij, të nesërmen pallati shton një tjetër kat.
Demokratët jetojnë në diktaturë terrori e diskriminimi nga një njeri që vjedh shqiptarët nga mëngjesi në darkë”, tha Berisha.