Connect with us

Politike

‘Berisha po përgatitet të krijojë parti të re’/ Debati mes Bylykbashit dhe Bushatit

Gjatë diskutimit në “Top Talk” për situatën në të cilën ndodhet opozita, përballë u vunë Sekretari i Grupit Parlamentar të PS-së Ervin Bushati dhe politikani Oerd Bylukbashi.

Ata debatuan me njëri-tjetrin pas deklaratave që bënë, ndërsa u zbulua nga Bushati se Berisha po planifikon të formojë një parti të re. Sipas tij kjo parti që do të formojë  do të duhet të identifikohet me diçka demokratike.

Ervin Bushati: Nuk ju ndërpreva zoti Bylykbashi. Sado ta sqarojmë, edhe po të mos flasim fare nuk do të sqarojmë dot zotin Bylykbashi, pasi ka një konflikt interesi me profesionin e tij. Po të ishte sot në rolin e komisionarit të KQZ-së nuk do të merrte atë vendim që po thotë, por atë qe ka marrë KQZ-ja.

Oerd Bylukbashi: A jeni i sigurt për këtë pjesë? Po më tregoni mua se çfarë do të bëja me zbatimin e ligjit?

Ervin Bushati: Epo të ishe në atë vend do të zbatonte ligjin, sepse ndryshe do të përballesh me drejtësinë. Po të më pyesni mua, Berisha po bëhet gati të formojë një parti të re e cila do të duhet të identifikohet me diçka demokratike.

Advertisement