Politike
Berisha: PS është dorëzuar para krimit dhe mafias
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD në selinë blu ka deklaruar se në Partinë Socialiste nuk votohet por aty ryshfetohet, paguhet dhe diktojnë bandat e krimi, ndërsa shtoi se ajo parti në këtë formë është një fatkeqësi e madhe kombëtare.
Berisha u bëri thirrje anëtarëve të PS-së që të mos pranojnë “këtë diktat të një njeriu që ka kthyer platformën e Enver Hoxhës brenda partisë”, ndërsa shtoi më tej se PD tani është dorëzuar para krimit, drogës e mafias.
“Në Partinë Socialiste nuk votohet, aty ryshfetohet, aty paguhet, aty diktojnë bandat dhe krimi dhe mund të them me bindje se ajo parti në këtë formë është një fatkeqësi e madhe kombëtare. Ndaj dhe ftoj me këtë rast anëtarët e kësaj partie të mos pranojnë këtë diktat të një njeriu që ka kthyer platformën e Enver Hoxhës brenda partisë se nuk do jetë e largët dita kur do ndihen të damkosur në shoqërinë e lirë shqiptare. Asgjë dhe askush nuk duhet tu mohojë atyre të drejtën e votës, duhet të marrë fund, shqiptarët janë ata që e pësuan më shumë se çdo komb delegimin e ndërgjegjes.
Delegimi i ndërgjegjes siç po ndodh tani në PS është dorëzim para krimit, drogës e mafias. Dhe ajo sjell vetëm të zeza për partinë socialiste dhe vendin, anëtarësinë e saj, u them socialistëve mos u mashtroni dhe u rikujtoj se disa vite më parë Rama vendosi nenin sipas të cilit për kryetarin nuk votohet, kur ai zgjidhet, por ai po vjedh votën por tani ai u hoqi juve të drejtën për të votuar në çdo forum. Një ligj do përgatitet sa më shpejt i cili të detyrojë çdo parti që të respektojë normat bazë të demokracisë në jetën e saj, ky ligj është miratuar nga Bundestagu gjerman pas daljes nga nazizmi në vendin e tyre. Uroj që anëtarët e PS të detyrojë përfaqësuesit e tyre ta votojnë këtë ligj ose ju garantoj se ligji i parë që do votohet pas fitores tonë do jetë ky ligj dhe kush nuk e voton do dalë jashtë ligjit”, tha ai.