Connect with us

Politike

Berisha: Rama do të aplikojë praktikat e izolimit të Enver Hoxhës

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në “Air Albania” ka deklaruar se alternativa e opozitës nuk është e njëjtë me atë të pushtetit dhe kryeministrit Rama, ndërsa shtoi se ky i fundit e ka vendin në qeli së bashku me mikun e tij McGonigal.

Ai u shpreh se kandidatët e Rilindjes janë si “djaj me shumë emra” në tentativë për të fshehur krimet e së shkuarës.

“Kishim dhe kemi të metat, dobësitë e gabimet tona, por kurrë nuk krahasohemi me këta.
Ne prisnim presidentin Bush, Rama krenohej me mikun nderuar McGonigal që e pret me padurim në sallën e gjyqit, në të njejtën qeli do përfundojnë.

Kërkuan të nxjerrin Shqipërinë nga Arbitrazhi vetëm se i gjobit për shkeljen që kanë bërë.
Janë të gatshëm të aplikojnë praktikat e izolimit të Hoxhës që ne kurrë s’do i pranojmë.
Ne kishim gabime por ishin në ngritje. “Përpara me Edi Ramën” do të thotë poshtë e më poshtë.
Ne nuk jemi njëlloj.
Djalli ka shumë emra, ashtu janë edhe kandidatët e Ramës me shumë emra sepse nuk munden të nxjerrin krimet që kanë bërë dhe duan të mbulojnë të shkuarën.
Me kurrë mbrapa” Rama mendon se mund të arkivojë të shkuarën e tij. Por nuk kanë ngelur shqiptarët që të përfaqësohen nga vrarës. Ne nuk jemi njësoj dhe dallojmë shumë nga njeri tjetri, për ne familja është e rëndësishme”, tha ai.

Advertisement