Connect with us

Politike

Berisha: Rama ka futur thika pas shpine ndaj Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk qëndroi në sallën e Kuvendit, kur fjalën e mori kryeministri Edi Rama. Për mediat e pranishme, ai uroi shqiptarët për ditën e pavarësisë, si dhe shprehu përuljen para figurave që bënë të pamundurën që Shqipëria dhe Kosova të ishin vende të pavarura. Më tej, Berisha nuk la pa akuzuar Ramën, për të cilin tha se është avokat i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

‘Ju uroj shqiptarëve sot, gëzuar përvjetorin e pavarësisë, shpreh dhe përulem me nderimin më të madh përpara Ismail Qemalit, Ibrahim Rugovës dhe burrave të mëdhenj të botës që bënë të pamundurën që Shqipëria dhe Kosovës të jenë dy vende të pavarura. Një nderim i veçantë u përket atyre që derdhën gjak që sakrifikuan për lirinë dhe jetën që të jemi të pavarur. Asnjë komb nuk ka sakrifikuar për liri më shumë se shqiptarët. Nën udhëheqjen e komandantit Adem Jashari, shqiptarët kryen luftën e fundit në Europë dhe Kosova falë ndërhyrjes së NATO-s u bë e lirë. Por, sot nuk mund të mos ndalem të theksoj se aktualisht, në platformën e këtij parlamenti, po flet njëri nga dy armiqtë kryesorë të qenies së shqiptarëve që nga themelimi deri më sot, një nga armiqtë më kryesorë ët Kosovës, njeriu i njohur botërisht si avokati më i shpifur i padronit të tij, Alekandër Vuçiç, njeriu që në vend që të bëjë avokatinë e Kosovës, të mbrojë interesat legjitime të saj, kalon nga samiti në samit duke lobuar për Vuçiçin dhe Rusinë e vogël në zemër të Ballkanit, Serbinë. Edi Rama ka futur thika pas shpine ndaj Kosovës në mënyrë të vazhdueshme. Ai u përpoq të zhbëjë arritjet e saj, përfshirë këtu edhe skenarët për ndarjen e saj me Aleksandër Vuçiç. Për të justifikuar vasalitetin ndaj Vuçiçit, ai kërcënon me luftën e Vuçiçit. Në të gjithë këto qëndrime, ai rezulton të jetë një antishqiptar i rrezikshëm për kombin shqiptar.‘- tha Berisha.

Po ashtu, ai komentoi edhe protestën e 6 dhjetorit.

“6 dhjetori protesta më e madhe do mbahet para Kryeministrisë, bashkia të mos përzihet se s’ka forcë në botë që mund të pengojë. Ramës i intereson dhuna atë ditë por bën mirë që as dyert të mos i blindojë se do bëjë lajm botëror. Jemi në protestë pro samitit dhe kundër Ramës”, tha Berisha.

Advertisement