Politike
Berisha: Rama mbron Serbinë nëpër samite
Me banorët e Ersekës, Berisha foli për gjendjen ekonomike të fermerëve dhe qytetarëve shqiptarë teksa hodhi akuza për kryeministrin Edi Rama. Berisha tha se Rama i shumëzon qytetarët me zero dhe se kombi është në rrezik.
Ai shtoi se kryeministri Edi Rama ndjehet më i afërt me presidentin serb Aleksandër Vuçiç se sa me kryeministrinë Kosovës Albin Kurti, dhe kjo e gjithë vetëm sepse Kurti nuk pranon Ballkanin e Hapur, një projekt sipas tij anti-shqiptar.
Ka shndërruar qeverinë në makineri të tmerrshme mashtrimi. Për rrugën Korçë- Kolonjë në 2018 u tha se do të përfundonte vitin e ardhshëm, rruga vijon akoma dhe shton paratë në xhepat e tyre.
Bazojnë çdo gjë në mashtrim dhe gjithçka në vjedhje. Me bordet që ka vendosur ka vjedhur nga xhepa e qytetarëve me rritjen e TVSH 400 e ca mln euro. Nafta është 80 euro për fuçi sot në treg, shumë më e lirë se ç’ishte në fillim të luftës. Këtu është akoma e shtrenjtë. 250 ton naftë futen kontrabandë. jemi në një situatë ku shqiptarët po braktisin vendin në mënyrë masive. SA duhet ti dalim zot vendit apo të pajtohemi me këtë rrokullisje.- tha Berisha.
Ai tha më tej se kjo qeveri nuk pyet as për socialistët e ndershëm.
“A jemi në rrezik me një qeveritar të tillë. A pyet kjo qeveri për socialistët e thjeshtë e të ndershëm, jo demokratët. Jam gati të shkoj në çdo organizatë të tyre, të ulem me ta, të diskutoj me ta. Këto që bën ky janë shumëzim me zero i qytetarëve shqiptarë. Këtyre i shkatërron fermat çdo ditë, ky thotë bujqësia po lulëzon”, tha Berisha.
Berisha gjithashtu hidhi akuza ndaj Ramës ku sipas tij ky i fundit po merr eksporte me çmime të larta nga Serbia të cilat janë plehra kimike.
‘E dini ju çfarë po eksportohet?! Jua them unë! Po eksportohen plehrat kimike të oligarkëve të Ramës, se është lista! Është e vërtetë. Janë rritur eksportet me Serbinë 30% nga të cilat 20% janë eksporte të plehrave kimike të depozituara në Shqipëri me çmime të larta.
Fermerët nuk i kanë blerë dot dhe këta i rieskportojnë. Ky është “eksporti shqiptar”. Ne nuk prodhojmë asnjë kilogram ure, as nitrat më kurse importet serbe janë rritur me 250%! Janë rritur me 2.5 herë në një hark kohor dyvjeçar!”
Kujtojmë se Opozita ka dalë kundër Ballkanit të Hapur, teksa ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se ‘çdo marrëveshje e nënshkruar në kuadër të kësaj nisme do të hidhet poshtë kur PD të vijë në pushtet’.