Connect with us

Politike

Rama po vjedh fondet e aksit ‘Qukës-Qafë Plloçë’

Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët ka akuzuar qeverinë Rama se ka vjedhur fondet gjatë ndërtimit të aksit rrugor Qukës-Qafë Plloçë.

Berisha: Ndërtimi i rrugës Qukës- Qafë Plloçë ka tejkaluar çdo afat kohor të ndërtimit të rrugëve në historinë e vendit. 43 km rrugë vazhdojnë prej 13 vitesh.  Rruga që duhet të përfundonte në 2014 vazhdon edhe në 2022 dhe shanse nuk ka të përfundojë as këtë vit.

Nga 73 milion euro që ishte fondi me të cilin u prokurua, deri sot, janë shpenzuar për ndërtimin e saj 225 milion euro. Një rrugë që kalon në një territor jo të vështirë, të pjerrët por jo të vështirë, pa vepra madhore arti, tunele apo ura të gjata, është trefishuar çmimi. Zhvillimi i fundit në këtë rrugë është ky. Në Trebinë lotët që ndërtoheshin në drejtim të njëri-tjetrit na dalin me një disnivel 17 metër.

Kjo ndodh vetëm me qëllim sepse nuk mund të ndodhë për faj të kompanive. Rruga nuk projektohet nga kompanitë që e ndërtojnë, por kompanitë e projektimit. Projekti shqyrtohet në çdo detaj. Ky është një disnivel i krijuar me qëllim që të plaçkiten taksapaguesit shqiptarë. 10 ditë më parë Edi Rama njoftoi se janë marrë 50 milion euro të tjera borxh për vazhdimin e kësaj rruge. Këto janë mekanizma për të vjedhur paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Ai theksoi se drejtësia mund të vonojë, por nuk do t’i harrojë këto krime ekonomike.

Advertisement