Politike
Berisha shkatërron shpresat e atyre që s’e duan: Sa të kem jetë do jem në politikë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dërguar një mesazh të fortë për ata që mendojnë se ai mund të largohet nga skena politike pas humbjes së fundit në zgjedhje.
Deklarata e tij e prerë: “Sa të kem jetë do jem në politikë,” u bë pas vizitës që ai zhvilloi sot në burgun e Fierit, ku takoi ish-deputetin demokrat Ervin Salianji, të cilit i dhuroi edhe dy libra për të lexuar.
Berisha theksoi se përmbysja e diktaturës është misioni për të cilin ai zotohet gjer në orën e fundit të jetës së tij.
Kjo deklaratë e kreut demokrat përveçse një alibi e qartë për humbjen e radhës më 11 maj, është edhe një mesazh për ata që presin brenda radhëve të PD se me humbjen e këtyre zgjedhjeve Berisha do të largohet dhe ata do t’i zënë vendin.
Berisha jo vetëm që nuk largohet, por atyre do t’u duhet të presin të mbijë bari derisa të realizojnë qëllimet e tyre.