Politike
Berisha shpall NON GRATA dy kryebashkiakë: Do iu heq nënshtetësinë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar kryebashkiakun aktual, Pjerin Ndreun se do t’i heqë shtetësinë shqiptare sapo të vijë në pushtet. Gjatë një takimi me qytetarët në Lezhë, Berisha bëri të njëjtin paralajmërim edhe për kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin duke thënë se të dy do të mbeten pa atdhe. Sipas Berishës, Ndreu ka ofenduar lezhjanët duke i quajtur ‘talebanë’ vetëm sepse kanë bindje të ndryshme politike. “Pjeriun Ndreu ka katër vite që nuk vendos shtatoren e heroit tonë kombëtar në shesh me urdhër të Edi Ramës, Sikur Skënderbeu të jetë pronë e tyre dhe ky është një turp i madh. Pashko Gjoni, një nga aktet e para do të të heqë qytetarinë nga Lezha, do të përjashtojë. Qeveria e PD do të heqë shtetësinë shqiptare dhe bashkë me Safet Gjicin do të mbeteni pa atdhe. Si mund t’i thuash taleban qytetarëve të tu vetëm se kanë bindje të ndryshme politike. Ke 72 orë në atë zyrë. Pastaj Via, largohu se ia ke pru lezhjanëve aty ku nuk mban më”, u shpreh Berisha.