Politike
Berisha shpërthen: Aeroporti i Vlorës është çështje korrupsioni madhor
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se aeroporti i Vlorës është një çështje që i përket një korrupsioni madhor, i cili rëndon mbi shpatullat e qytetarëve më të varfër të Europës. Në një konferëncë për mediat, Berisha u shpreh se të përshirë në këtë projekt janë zyrtarë të lartë të qeverisë.
Sipas liderit të opozitës ky është një projekt, i cili ndërthur përfshirjen e zyrtarëve të lartë dhe lidhjet e tyre familjare.
“Kjo është kryekëput një çështje korrupsioni madhor, korrupsioni madhor, evident, që rëndon mbi shpatullat e qytetarëve më të varfër të Europës. A ka këtu interesa të agjenturës së huaj? A ka interesa të Taulant Ballës dhe Arbër Abazit përveç Edi Ramës dhe Lubi Ballukut? Besoj e keni marrë vesh, Arbri është dhëndri i Lubisë. Ka vajzën e tezes. Vajza e tezes pas vetes vjen e dyta. Ajo është kushërirë e parë. Unë e kuptoj… Pra, është një vjedhje e tmerrshme, familjare, etj. Do i marrim vesh. Kjo është një çështje që… Se 130 milionë euro është një shumë e tmerrshme. Por do merret vesh në vazhdim,” tha Berisha.