Connect with us

Politike

Berisha: Shqipëria, eksperimenti më tragjik i aplikimit të doktrinës së Xhorxh Sorosit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë nëpërmjet lidhjes online në aktivitetin ‘Forumi për të Ardhmen e Shqipërisë – Rruga Konservatore’, organizuar nga ‘The Albanian Policy Center, The Heritage Foundation’ dhe ‘Nazione Futura.’ Gjatë fjalës së tij Berisha tha se më parë vlerat konservatore, parimet e konservatorizmit, duke vendosur në epiqendër individin, fuqinë e tij krijuese, gjeninë e tij krijuese, dhanë efektin e tyre të madh.

Ai shtoi se ndërrimi i pushtetit në mënyrë dramatike solli Shqipërinë në situatën që ndodhet sot. Sipas Berishës Shqipëria është eksperimenti më tragjik i doktrinës, i aplikimit të doktrinës së Xhorxh Sorosit në mënyrën më të plotë se në çdo vend tjetër.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Shqipëria vendi që kishte gjithses 204 dollarë për frymë në vit, arriti për katër vite ne 820 dollarë. Shpresa rritej nga viti në vit. Përsëri në pushtet në vitet 2005-2013, përsëri taksat e ulëta, qeveria e vogël. Morëm një qeveri prej 200 mijë punonjësish, zbritëm në 80 mijë punonjës. Hapëm garën dhe Shqipëria kaloi nga vendi me të ardhura të ulëta, në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.

Zbatimi i ligjit, e bëri vendin të sigurtë. Lufta kundër korrupsionit bëri që Shqipëria të jetë vendi i parë në botë që të vendosë sistemin e plotë digjital të prokurimeve dhe ky sistem u certefikua nga Banka Botërore dhe më pas u shpërnda si sistem i dobishëm. Mendoj se përsëri vlerat konservatore, parimet e konservatorizmit, duke vendosur në epiqendër individin, fuqinë e tij krijuese, gjeninë e tij krijuese, dhanë efektin e tyre të madh.

Por ndërrimi i pushtetit në mënyrë dramatike solli Shqipërinë në situatën që ndodhet sot. Një situatë që përsëri të kujton Ronald Reganin i cili shkruante se që liria të shuhet, mjafton një gjeneratë. Dhe në fakt sot Shqipëria është eksperimenti më tragjik i doktrinës, i aplikimit të doktrinës së Xhorxh Sorosit në mënyrën më të plotë se në çdo vend tjetër.

Advertisement