LAJMI I FUNDIT
Berisha sulmon SPAK: Falsifikoi kontratën e sterilizimit
TIRANË– Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të fuqishme për atë që ai e quan një megaskandal të SPAK-ut. Prokuroria e Posaçme sqaroi se disponon një kopje të kontratës së koncensionit të sterilizimeve pasi nuk u gjet, gjë që Berisha e transformon si një shkelje të SPAK-ut, që sipas tij ka falsifikuar kontratën. Ai thotë se e gjithë kjo u realizua me regji të kryeministri Rama në mënyrë që mos të kishte një fletarrest për ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Këtë rast e krahason me Veliajn për të cilin thotë se është mbrojtur me urdhër të Ramës nga SPAK për incneneratorët. Ndonëse pozita e opozita shprehin mirënjohje ndaj punëve të SPAK, Berisha e sheh ende si një instrument që drejtohet nga kryeministri Rama që nuk do të sjellë kurrë drejtësi. Lidhur me këtë, Berisha paralajmëron protesta të fuqishme, por kësaj radhe jo duke përdorur termin ‘revolucion’ të cilin dështoi ta realizonte.
Këtë mashtrim banal të hajdutit Beqaj nuk mund ta besojë një njeri mbi tokë, por me urdhër të Edi Ramës e besoi SKAP-i i partisë.
Prandaj njëlloj, si në rastin e Erion Veliajt, në vend të padisë penale, firmosi faljen e hajdutit të vjedhjes së dytë të shekullit. Ekzistojnë të dhëna tronditëse që pohojnë se SKAP-i i partisë, për të manipuluar sipas urdhrave, hetimet, operon me kontrata të falsifikuara dhe jo origjinale.
Dje, mediat informuan nga prokuroria e posaçme se ky organ nuk kishte kontratën origjinale të vjedhjes së dytë të shekullit. Informojmë shqiptarët se kontrata origjinale është e depozituar:
-Në Prokurorinë e Tiranës, e cila pas 3 vitesh dhe 300 mijë euro ryshfet, e shpalli atë në përputhje me ligjin.
-Në protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë.
-Në Ministrinë e Drejtësisë.
-Në Ministrinë e Financave, thesari i të cilës nuk mund të bëjë asnjë pagesë pa pasur kontratën origjinale.
-Në FSDKSH, organ që mund t’i bëjë asnjë pagesë kontraktonit pa kontratën origjinale.
-Kopjen origjinale e disponojnë të gjithë spitalet ku kryhet shërbimi.
-Kopjen origjinale e ka kontraktori i këtij shërbimi.
Për të gjitha këto, PD u bën thirrje qytetarëve të ngrihemi sa më parë në protesta të fuqishme për të marrë në dorë fatin tonë dhe për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo organizatë kriminale që drejtohet nga Edi Rama.- thotë Berisha.
SPAK ka formuloi akuzat për falsifikim dhe shpërdorim detyre për 8 persona lidhur me koncesionin e sterilizimit. Ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe pronari i kompanisë fituese Ilir Rrapaj u arrestuan ndërsa masat për 6 personat e tjerë anëtarë të komisionit të tenderit u ekzekutuan me arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje.