Connect with us

Politike

Berisha takim me Glover: Paraqitëm problematikat për një proces zgjedhor

Ka përfunduar takimi i shefes së Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ky i fundit u shpreh për mediat se takimi ishte informues për zgjedhjet lokale të 14 majit.

PD e vendosur për të çuar përpara procesin elektoral. Mendoj se zonja Glover ishte në një takim për tu informuar mbi pikëpamjet, faktet dhe zhvillimet sipas PD, të këtyre zgjedhjeve në Shqipëri. Ne paraqitëm të gjithë problematikat për një proces zgjedhor”, tha ish-kryeministri.

Po ditën e sotme, Glover takoi dhe kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Advertisement