Connect with us

Politike

Berisha: Të revoltohemi kundër dhunimit

Vetëm një orë para nisjes së seancës plenare të Kuvendit dhe njëkohësisht të protestës së paralajmëruar nga opozita, Sali Berisha në një deklaratë nga selia blu, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në atë që ai e quajti revoltë.

Berisha: Kjo protestë që shënon vazhdimin e revolucionit demokratike, ka për qëllim madhor ngritjen e zërit, revoltën kundër dhunimit.   750 mijë zgjedhës shqiptarë me datën 25 prill votuan partitë opozitare. Përfaqësuesit e 750 mijë qytetarëve, trajtohen në parlamentin shqiptar me praktika absolutisht staliniste. Përfaqësuesit e këtyre qytetarëve që kanë detyrë themelore mbrojtjen e interesave të tyre, u mohohet e drejta e fjalësa dhe nuk lejohen të formojnë komisionet hetimore parlamentare si një institucion themelor për të bërë transparencë. Super skandali Rama-McGonigal, ka tronditur opinionin publik në SHBA, në Europë dhe Shqipëri.

Në këtë superskandal, dosja shqiptare është e një rëndësie të jashtëzakonshme për zbardhjen e të vërtetave rreth këtij skandali, Kjo dosje është historiku i kuptimit të kryezbuluesit të FBI-së, pagesës së tij si vrasës për shkatërrimin e opozitës shqiptare. Pasojat, e këtij korruptimi, janë të shumëfishta. Kongresi i SHBA-ve po heton dhe ne kemi besim në hetimin e tij. Por është detyrë emergjente e parlamentit shqiptar të hetojë dosjen e Tiranës në këtë superskandal. Parlamenti nuk mund të ketë asnjë agjendë tjetër veçse hetimin e skandalit Rama-McGonigal. Qytetarë, zëri juaj dhe prania juaj ka një rëndësi vendimtare për demokracinë në Shqipëri që sot është shndërruar në fiktivitet. Por duhet që secili të rezistojë, të bashkohen me forcat e tyre për t’i dhënë përgjigjien e merituar këtij regjimi.

Advertisement