Connect with us

Politike

Berisha ‘tremb’ Putinin për aneksimin e territoreve

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është ndalur dhe tek aneksimi që pritet të shpallë sot Presidenti Putin për 4 rajonet ukrainase për të cilat është zhvilluar një referendum.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha ka theksuar se Partia Demokratike nuk do ta njohë këtë vendim të Rusisë dhe i bën thirrje ndërkombëtarëve që ta përjashtojnë Rusinë nga Këshilli i Sigurimit.

Sali Berisha: Diktatori Vladimir Putin ka vendosur të shpallë sot aneksimin pas agresionit barbar të katër provincave të një vendi të pavarur, të Ukrainës.

Ky përbën një akt jashtëzakonisht të rëndë. Përbën një dhunim, siç shprehet edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB, të Kartës së OKB-së.

Në përputhje me Traktatin e Budapestit, Rusia, një nga firmëtaret e këtij dokumenti, zotohej se do garantonte së bashku me palët e tjera, paprekshmërinë e kufijve të Ukrainës, e cila në kundër-vlerë, do dorëzonte të gjitha mbushjet bërthamore me të cilat ajo ishte vendi i tretë në botë për fuqinë nukleare.

PD deklaron se nuk do të njohë kurrë këtë vendim të Rusisë, nesër në pushtet, dhe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të dëgjojë zërin e presidentit Zelensky, ta përjashtojë Rusinë nga Këshilli i Sigurimit.

Shkelja që ky diktator i bën Kartës së OKB, e bën të domosdoshme largimin e menjëhershëm të tij nga Këshilli i Sigurimit. Si hap i parë, për t’i dhënë pastaj një seri masash të tjera. Natyrisht krahinat e aneksuara, siç deklaroi edhe presidenti Biden, kurrë nuk do i njihen. Por kjo nuk mjafton. Ai duhet të ndëshkohet në mënyrë shembullore, botërisht për këtë akt në dhunim flagrant të ligjit ndërkombëtar.

Advertisement