Politike
Berisha “ultimatum” KQZ-së: Basha të heqë menjëherë logot nga rrjetet sociale

Partia Demokratike i është drejtuar me një kërkesë kreut të KQZ, Ilirjan Celibashit që ish kreu i partisë , Lulzim Basha të heqë logot nga rrjetet sociale.
Sipas shkresës së kërkesës, theksohet se logot në platformat online dezinformojnë qytetarët.
Kërkesën e komentoi edhe kryedemokrati Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët.
Berisha: Tani, ai është në një mision, Brava është në një mision dhe atij ja dikton padroni i tij, Edi Rama një akt të tillë që përbën vjedhje pronësie. Natyrisht është një akt shumë i gabuar, një gjest i dënueshëm, por shqiptar që të votojë më Lul Bravën se mban këtë apo atë logo nuk ka.

