Politike
Berisha vijon sulmet ndaj Dumanit: Mbron me çdo çmim krimin e partisë së tij

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka zhviluar sot një konferencë me gazetarët në selinë blu. Berisha tha se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin një garë mes forcave politike por sipas tij një garë mes “narkoshtetit” dhe partive të tjera.
Ai shprehet se PS-ja kishte në dispozicion të gjitha resurset, burimet njerëzore, financiare, logjistike, ekzekutive dhe vendimmarrëse për të kontrolluar vullnetin e zgjedhësve. Kryedemokrati tha se kjo përbën një shkelje madhe të Kodit Zgjedhor, por përsëri nuk hetohet nga kreu i SPAK, Altin Dumani. Ky i fundit sipas Berishës, mbron shkeljet e Partisë Socialiste, sepse nëse ajo humb pushtetin, Dumani duhet të dalë para përgjegjësisë.
“Siç e shihni, pra, zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk ishin një garë mes PD-së dhe PS-së apo partive të tjera. Ishin një garë midis shtetit, narkoshtetit të kriminalizuar në çdo qelizë dhe forcave të tjera politike. Ishin një garë midis partisë-shtet e cila kishte në dispozicion të gjitha resurset, burimet njerëzore, financiare, logjistike, ekzekutive, vendimmarrëse për të ndikuar dhe kontrolluar vullnetin e zgjedhësve.
Kjo përbën një krim të rëndë kushtetues, përbën një shkelje madhe të Kodit Zgjedhor, të Kartës së Kopenhagenit për zgjedhje të lira, të parimeve të Këshillit të Europës, të Kodit të Venecias. Por, kjo është e parëndësishme për Altin Troplinin i cili pas Edi Ramës në piramidës së krimit elektoral, vjen numri 2 pasi mbron me çdo çmim dhe çdo kusht, krimin e partisë së tij, defakto krimet e tij, sepse e di që humbja e pushtetit të kësaj partie do ta çojë atë, para përgjegjësive të mëdha për pronat fshehura, burimet e pronave të fshehurave, dhe komunikimet që ai akuzohet se ka patur dhe ka me bosët e karteleve të drogës, vrasësve serialë dhe të tjera.”, tha Berisha.

