Connect with us

Rajon

Berliner Zeitung: Serbia nuk do të jetë e njëjta pas protestave studentore

“Është e sigurt se lëvizja studentore në Serbi, nëse protestat herët a vonë duhet të ndalen, tashmë ato e ka ndryshuar vendin sepse studentët kanë bërë hapin e parë dhe rezistenca e tyre ka shkaktuar një debat të gjerë shoqëror që shkon përtej kërkesave të protestave” – keshtu shkruan e përditshmja gjermane Berliner Zeitung duke theksuar se “Vlen të përmendet se lëvizja studentore distancohet me vetëdije nga përvetësimi politik nga çdo anë. Studentët refuzojnë instrumentalizimin partiak-politik. Ata nuk e shohin veten si aktorë të luftës për pushtet, por si qytetarë që kërkojnë institucione funksionale”.

Media gjermane gjithashtu potencon se “Partitë opozitare argumentojnë se në pushtetin aktual nuk janë të mundshme zgjedhje të ndershme. Por një pjesë e së vërtetës është se opozita është e fragmentuar dhe e dobët, dhe se Partia Progresive Serbe (SNS) rreth presidentit të plotfuqishëm të vendit, Aleksandar Vuçiq, kryeson bindshëm në sondazhe”

Gazeta shkruan se Vuçiq po përpiqet të mobilizojë mbështetësit e tij me një “manovër për të zhvendosur vëmendjen” ndaj separatizmit të pretenduar, por të paprovuar në Vojvodinë, ose me histori për një revolucion me ngjyra të orkestruar nga jashtë, për të cilat gjithashtu nuk ka asnjë provë deri më tani.

Klima politike në Serbi thekson gazeta, është helmuar prej vitesh dhe stili autoritar i qeverisjes së Vuçiqit qe kontribuon në polarizim. Ai rrallë shfaqet në debate me opozitën dhe i komunikon aktivitetet e tij vetëm përmes mediave besnike ndaj qeverisë”.

Advertisement