Bota
Berlini hedh sytë nga dronët e Erdogan, për të forcuar mbrojtjen pas agresionit rus
Një zyrtar i lartë ushtarak gjerman ka deklaruar se Gjermania duhet të blejë dronë nga Turqia, teksa Berlini synon të forcojë kapacitetet e veta mbrojtëse pas pushtimit rus të Ukrainës.
Sipas raportimeve të Deutsche Welle (DW), bashkëpunimi me Ankaranë shihet si një mundësi strategjike që mund të sjellë përfitime për të dyja palët – duke përfshirë prodhimin e përbashkët dhe bashkëpunimin teknologjik në industrinë e mbrojtjes.
Ekspertët gjermanë theksojnë se Turqia është tashmë një nga prodhuesit më të avancuar të dronëve luftarakë në botë, me sukseset e saj të dëshmuara në disa zona konfliktesh, nga Kaukazi në Lindjen e Mesme.
Për Berlinin, bashkëpunimi me Ankaranë do të përfaqësonte një alternativë më të shpejtë dhe më të leverdishme sesa zhvillimi i programeve të reja të brendshme që kërkojnë vite dhe buxhete të mëdha.
Kjo ide vjen në një kohë kur Gjermania po përpiqet të përmbushë objektivat e saj të modernizimit ushtarak pas agresionit rus në Ukrainë dhe presionit për të rritur kapacitetet e mbrojtjes së NATO-s.