Politike
Besart Kadia largohet nga Ministria e Financave, ja ku emërohet
Këshilli i Ministrave ka vendosur që të emërojë Besart Kadian si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ai është liruar nga pozicioni i tij zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë dhe në këtë detyrë është emëruar Endrit Yzeiraj.
Vendimi:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi:
Z. Besart Kadia emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Z. Endrit Yzeiraj emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.