Connect with us

Bota

Besimi i amerikanëve në ushtri në nivelin më të ulët të 20 viteve

Besimi i amerikanëve në ushtrinë amerikane është në pikën më të ulët në dy dekada, sipas të dhënave të reja nga Gallup.

Zbulimi konsiderohet i një rëndësie të veçantë, kjo për shkak se ushtria kishte besimin e popullit edhe kur institucionet e tjera, si policia, shkollat ​​publike dhe feja ishin në rënie. Megjithatë, pavarësisht nga normat në rënie, ushtria mbetet një nga institucionet më të besuara të Amerikës.

Në një sondazh të Gallup të kryer nga 1 deri më 22 qershor, 60% e të anketuarve shprehën besim tek ushtria, e cila u rendit e dyta në mesin e 17 institucioneve të përfshira në pyetësor.

Në vend të parë janë bizneset e vogla. Ushtria mbetet përpara policisë (43%), sistemit shëndetësor (34% ) dhe feja (32%). Gazetat (18%) dhe Kongresi (8%) janë në vendet e fundit.

Besimi filloi të shënojë rënie pas tërheqjes kaotike nga Afganistani, besimi i amerikanëve në ushtrinë e vendit u luhat midis 50% dhe 58% gjatë Luftës së Ftohtë dhe kërcënimeve ndaj fuqisë amerikane, si kriza e pengjeve në Iran, sipas Gallup.

Megjithatë, besimi në ushtri u rrit pas fitores në Luftën e Gjirit dhe më pas pas 11 shtatorit. Besimi i popullit filloi të bjerë pas tërheqjes kaotike të SHBA-së nga Afganistani në vitin 2021.

Republikanët kanë më shumë besim te ushtria, por përqindja ra nga 91% në 2020 në 68% këtë vit. Midis demokratëve, besimi u rrit në 62% kur Joe Biden mori detyrën, por që atëherë ka shënuar rënie.

Advertisement