Connect with us

Kosova

Beteja hipokrite e Kurtit/ Amaneti i Alma Lamës për Kryeministrin

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali dhe ish-deputetja e LDK-së, Alma Lama në një intervistë për median, ka folur mbi zhvillimet që po ndodhin në vend. Ajo ka deklaruar se është mirë që kryeministri Kurti t’i rrijë besnik asaj që ka thënë për vite të tëra, pra të mos nënshtrohet kurse për kushtet e paraqitura nga ai, Lama thotë se, janë të kamufluara dhe se kjo është mënyrë që tua shesë votuesve.

“Nëse ky nuk paska qenë nënshtrim, por bashkëpunim dhe partneritet me ndërkombëtarët, atëherë ai duhet të gjejë kurajë dhe të kërkojë falje për mashtrimin që i ka bërë qytetarëve për t’iu marrë votat” – deklaroi ish ambasadorja

Lama theksoi gjithashtu se” Marrëveshja për asociacionin është ndërkombëtare dhe Kosova ka për detyrë ta bëjë”

Sipas saj, Nëse Albin Kurti e bën, do të thotë se kauza se asociacioni është boznjëzim i Kosovës, që e copëton atë së brendshmi, paska qenë e rreme. “Unë e shoh si një betejë hipokrite këtë me votuesit dhe militantët” – deklaroi Alma Lama

 

Advertisement