Kosova
Biden e Wesley Clark na janë qepur nga pas/ Vuçiç flet për rreziqet e Serbisë
Biden e Klark na janë qepur pas/ Vuçiç flet për rreziqet e Serbisë
Pesidenti serb Aleksander Vucic ka deklaruar se gjërat në botë do të përkeqësohen dhe se Serbia nuk mund te mbetet jashte kesaj.
“E shoh që na janë ngjitur pasi, edhe presidenti amerikan Joe Biden edhe ish gjenerali I NATO-s, Wesley Clark. Ajo qe une mund te them eshte se Serbia nuk kercenon askend por edhe nuk do te jete pre e askujt. Ne nuk do të lejojmë që askush në botë të kërcënojë lirinë e popullit tonë dhe atdheut tonë” – deklaroi Vuçic.
I pyetur nga gazetari N1 pse ai nuk permend me emra se cilat shërbime të huaja e penguan Serbinë që të bëhet një vend lider në minierat e litiumit, presidenti serb theksoi: –
“Shërbimet perëndimore kane patur nje pyetje: Cfare po ben Serbia dhe çfarë po bënin kinezët. Si të ndalonin ndikimin e tyre ne Serbi dhe Ballkan. Unë di edhe gjëra të tjera se kush dhe çfarë po bën kundër Serbisë, nga vende të ndryshme të botës. Gjithsesi unë dua që ne të ruajmë paqen dhe stabilitetin, të debatojmë dhe të luftojmë sa më pak me këdo në botë. Jo vetëm me më të fortët. Unë qëndrova i heshtur për dy ditë gjatë fushatës së tmerrshme te shpifjeve në Bosnje dhe Hercegovinë ne lidhje me parakalimin e kadetëve serbë atje, derisa ata vetë thanë se gjithçka ishte në rregull” – potencoi presidenti serb.
Kujtojmë se Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, akuzoi Serbinë se i shërben interesave të Rusisë, shtet që ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës fqinje mbi dy vjet më parë.
Clark që ka udhëhequr fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, që çoi në çlirimin e Kosovës – tha se Serbia dëshiron të marrë pjesën veriore të Kosovës dhe ta ndajë Bosnjë e Hercegovinën, për të krijuar “Serbinë e Madhe”.
“Dora e Rusisë ndihet në Ballkan. Serbia është krahu i Rusisë në Ballkan. Serbia u shërben interesave të Rusisë. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po tenton të duket se po luan me dy porta, por kur të vijë momenti, ai do të bëjë çfarë i kërkon Putini.
Dhe çfarë ai do nga Putini, sigurisht është autoriteti për të përdorur trupat e tij në Kosovë, të paktën të marrë gjysmën e pjesës veriore të Kosovës dhe ndoshta më shumë.
Njëkohësisht, duan te ndajnë Bosnjën, te marrin Republikën Sërpska dhe te bëjnë ‘Serbinë e Madhe’. E gjithë kjo ka të bëjë me spastrim etnik në Ballkan” – pati deklaruar Clark në një intervistë për CNN